Page 147 - Demo
P. 147


                                    Tematika Vqarkullonin thirrje e trakte kundër këtij sulmi. Shumë shqiptarë u arrestuan dhe u internuan për këtë qëndrim. Ndërkohë, që nga pranvera e vitit 1940, në Shqipëri vepronin disa çeta të armatosura, si ajo e Myslym Pezës, Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit, Haxhi Lleshit, Baba Faja Martaneshit (Mustafa Xhani), Ismail Petrelës, Mestan Ujanikut etj. Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: bashkim personal fashistizim i shkollës trakte akte sabotimi internim propagandë antifashiste Histori përmes arsyetimit Pas pushtimit fashist, struktura shtetërore e Shqipërisë ndryshoi rrënjësisht në formë dhe përmbajtje. Paraqisni skematikisht organet e reja shtetërore të formuara nga fashistët:Arsyetoni mbi rolin e shqiptarëve në qeverisje gjatë pushtimit fashist. Gjatë pushtimit italian, pjesa më e madhe e territoreve të banuara nga shqiptarët në Jugosllavi u bashkuan me Shqipërinë. Parullën e “Shqipërisë së Madhe”, fashistët u munduan ta përdorin për qëllime propagandistike.A mendoni se bashkimi i trojeve shqiptare nën pushtetin fashist ishte një zgjidhje afatgjatë?Histori përmes analizës Shpjegoni ultimatumin italian ndaj Shqipërisë dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare. Përshkruani sulmin italian dhe qëndresën popullore ndaj tij. Dalloni nëse Shqipëria ruajti elementet e sovranitetit shtetëror nën pushtim. Analizoni fillesat e qëndresës antifashiste në Shqipëri. Evidentoni disa prej ngjarjeve më domethënëse të periudhës fillestare të rezistencës shqiptare ndaj pushtimit fashist. Debatoni rreth largimit të Mbretit Zog nga Shqipëria.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurivePërfaqësuesi i kryetarit të shtetit në ShqipëriOrgani ekzekutiv Organi legjislativ___________________________________________________Kryetari i shtetit_________________145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151