Page 148 - Demo
P. 148
GrmicëhistorikeKonti Ciano në ditarin e tij të datës 18 janar 1943 shkruante: “Gjatë natës, një telegram i inspektorit të policisë nga Tirana lëshon alarmin: nuk po arrihet të formohet qeveria, revolucioni po gjarpëron; duhet t’u kalohen fuqitë ushtarakëve... është e qartë se edhe në Shqipëri po reflektohen ngjarjet e zonave më të mëdha. E ngjarjet nuk janë të mira”.Rritja e qëndresës antifashiste dhe rrymat politike në Shqipëri Në pranverë-vjeshtë 1941 u rrit më tej lëvizja antifashiste në Shqipëri. Më 17 maj 1941, i riu antifashist Vasil Laçi kreu një atentat kundër mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III, gjatë një vizite në Tiranë. Ky akt tregoi qartë distancimin e popullit shqiptar ndaj pushtuesit. Në kuadrin e përvjetorit të pavarësisë së vendit u zhvilluan demonstrata antifashiste më 28 nëntor 1940, 1941 etj. Çetat dhe grupimet e armatosura, të cilat ishin në rritje, kryenin sulme ndaj forcave ushtarake italiane. Në këtë veprimtari morën pjesë patriotë nga të gjitha shtresat shoqërore, krahinat apo dhe njerëz me bindje politike të ndryshme. Në vend nuk ekzistonin ende forca politike të organizuara, por vepronin rryma dhe grupime politike. Një nga këto rryma ishte ajo zogiste, me përfaqësues kryesor Abaz Kupin. Ajo gëzonte autoritet në vend, kur Ahmet Zogu, megjithëse i larguar, nuk kishte abdikuar nga froni dhe mbante lidhje me aleancën antifashiste. Ai u përpoq për zhvillimin e një kongresi në diasporë, për krijimin e një fronti të bashkuar të shqiptarëve atje, si dhe për krijimin e një qeverie në mërgim. Por aleatët anglo-amerikanë nuk e njohën zyrtarisht Zogun si faktor politik. Kjo e dobësoi lëvizjen zogiste në vend dhe frenoi krijimin e shpejtë të një force politike të organizuar. Në vend vepronin disa grupime të tjera nacionaliste, në pozita republikane dhe antikomuniste, ku shquhej Mit’hat Frashëri dhe emigrantë politikë antizogistë të kthyer në atdhe etj. Ata tërhoqën pas vetes grupe të rinjsh nacionalistë, që u hodhën në aksione antifashiste dhe shpresonin në aleancën antifashiste për rifitimin e pavarësisë së Shqipërisë. Por edhe këta nuk po vepronin ende për të krijuar një organizatë politike të njësuar, çka krijonte një boshllëk politik në vend. Ndërkohë, veprimtaria e grupeve komuniste u bë më aktive pas sulmit të Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik, në qershor të vitit 1941. Krijimi i forcave të reja politike dhe Konferenca e PezësGrupet komuniste shqiptare hynë në lidhje me Kominternin dhe Partinë Komuniste Jugosllave (PKJ). Më 8 nëntor 1941, me pjesëmarrjen edhe të dy deleguarve të PKJ-së, grupet komuniste themeluan Partinë Komuniste Shqiptare (PKSh) me sekretar të përkohshëm Enver Hoxhën. Në programin e saj u përcaktuan disa detyra kryesore, si: çlirimi i vendit nga pushtuesit fashistë, rivendosja e pavarësisë kombëtare dhe ndërtimi i një rendi demokratik pas 1 Vasil Laçi2 Demonstratë antifashisteTema 2 Rritja e lëvizjes antifashiste në Shqipëri (1941 – shtator 1943)146

