Page 149 - Demo
P. 149


                                    Tematika Vlufte. Këto detyra do të arriheshin me krijimin e një fronti antifashist dhe të një kryengritjeje të armatosur. Në këtë platformë të shpallur, nuk u përfshinë reforma me karakter ekonomik e social, si dhe nuk u shtrua çështja e formës së regjimit pas lufte. PKSh-ja krijoi njësite guerile dhe çeta partizane në qytete, të cilat kaluan kudo në aksione të armatosura. Në vjeshtën e vitit 1942, u bënë përpjekje për bashkimin e forcave antifashiste në Shqipëri në një organizatë të përbashkët. Kjo organizatë u krijua në Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942, e cila u thirr me nismën e PKShsë. Morën pjesë 18 të deleguar, si partnerë të barabartë: përfaqësues të PKShsë, të rrymës zogiste, nacionalistë demokratë liberalë, nacionalistë - drejtues të disa çetave antifashiste në vend etj. Nacionalistët e rrymës liberale të Mit’hat Frashërit nuk e pranuan ftesën.Të gjithë delegatët u shprehën për bashkimin e vendit. Pas shumë diskutimesh, u miratua platforma themelore, e cila u shpreh për luftë pa kompromis kundër pushtuesit fashist, për një Shqipëri të pavarur dhe demokratike, për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një front të përbashkët, pa dallime klase, feje, krahine dhe bindjeje politike; për rreshtimin në koalicionin botëror antifashist dhe ngritjen e këshillave nacionalçlirimtare, si organe bashkimi dhe pushteti në zonat e lira. Aty u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar i Përkohshëm, i përbërë prej 8 vetash: Abaz Kupi, Enver Hoxha, Kamber Qafmolla, Mustafa Gjinishi, Mustafa Xhani, Myslym Peza, Ndoc Çoba dhe Ymer Dishnica. Kryetar i Këshillit u zgjodh Kamber Qafmolla.Konferenca vendosi që forma e regjimit do të përcaktohej pas luftës, duke u mbështetur në vullnetin e popullit. Ndërsa për çështjen e Kosovës u vendos që edhe kjo të zgjidhej pas lufte, sipas parimit të vetëvendosjes dhe parimeve të Kartës së Atlantikut të aleatëve antifashistë.Përbërja e delegatëve, e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Përkohshëm dhe vendimet e marra në këtë konferencë, i dhanë asaj një frymë pluraliste.Në nëntor të vitit 1942, nacionalistët demokratë në vend formuan organizatën politike të Ballit Kombëtar, me në krye Mit’hat Frashërin (Lumo Skëndon). Në literaturë është shfaqur edhe mendimi, që kjo organizatë është krijuar menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë. Por ekzistenca e Ballit Kombëtar është bërë e njohur në nëntor të vitit 1942.Balli Kombëtar miratoi programin e tij politik, “Dekalogun”. Aty u përcaktuan tri detyra themelore: rivendosja e pavarësisë së vendit; vendosja e një regjimi demokratik në vend dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.Në organizatën e Ballit bënin pjesë nacionalistë të rrymave të ndryshme, me bindje kryesisht republikane, demokratike, antifashiste dhe antikomuniste. Balli Kombëtar formoi një Komitet Qendror në krye dhe disa komitete, qarkorë, këshilla krahinorë, si dhe çeta balliste, ku u shquan çeta e Kolonjës me Safet Butkën në krye dhe ajo e Vlorës me në krye Hysni Lepenicën. Në Ballin Kombëtar u përvijuan shpejt dy rryma: njëra për aksione luftarake aktive ndaj pushtuesve dhe tjetra, kryesisht në krye të Ballit, u shpreh për një angazhim kundër okupatorit, por “kur të vinte koha”, kur aleatët të zbarkonin në Ballkan.4 Mit’hat FrashëriFakte historikeRaportet midis forcave politike në luftë:“...Deri në mesin e vitit 1943 pati njëfarë bashkëpunimi midis Ballit Kombëtar dhe udhëheqjes komuniste të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, por asnjëra nuk kishte besim te tjetra. Balli akuzonte udhëheqjen komuniste se ishte agjente sovjetike; se pa pikë mëshire e kishte shndërruar popullsinë civile në viktimë të reprezaljeve fashiste dhe të shkatërrimeve të panevojshme të pronës së tyre... Udhëheqja e LNÇ e akuzonte Ballin për bashkëpunim me fashizmin, për përhapjen e gënjeshtrave rreth taktikave të luftës komuniste dhe qëllimet e pasluftës...”h3HQIPTAR¿Tv%DVIN:HAK3 Enver Hoxha147
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153