Page 15 - Demo
P. 15


                                    Tematika ILindja e qyteteve dhe e jetës qytetare në IliriBurimet e shkruara na njoftojnë për ekzistencën e qyteteve ilire aty nga mesi i shekullit IV p.e.s., por kërkimet arkeologjike tregojnë se qyteti, si formë e organizimit të vendbanimit dhe të jetës shoqërore lindi që në fundin e shekullit V p.e.s. Qytetet lindën nga njëra anë si rrjedhojë e një procesi të gjatë transformimi të vendbanimeve të fortifikuara të fazës së fundit të epokës së hekurit, që njihet edhe si periudha protourbane (në prag të lindjes së qyteteve), dhe nga ana tjetër si një shfaqje krejt e re. Zhvillimi i bujqësisë, artizanatit, blegtorisë, intensifikimi i këmbimeve me botën mesdhetare, krijuan parakushtet për lindjen e qyteteve ilire.Zhvillimin e plotë, qytetet ilire e morën në mesin e shekullit IV p.e.s. Ato ngriheshin në maja kodrash të larta dhe të mbrojtura mirë dhe rrethonin sipërfaqe të mëdha brenda mureve rrethuese. Hapësira e brendshme, e rrethuar me mure, organizohej sipas disa parimeve të njohura edhe në botën mesdhetare: zonë banimi, zonë për aktivitete publike, zonë për aktivitete fetare dhe kulti, zonë për aktivitete ekonomike dhe tregu, zonë ushtarake. Nga ana tjetër, qytetet nënkuptonin edhe ekzistencën e një jete aktive shoqërore e kulturore, organizimin administrativ, shtresëzimin shoqëror, organizimin e edukimit, përgatitjen ushtarake, e të tjera elemente që shënuan ndryshime cilësore në jetën e popullsive ilire.Bashkë me qytetet, në traditën ndërtimore ilire u shfaqën edhe forma të reja të arkitekturës publike e private (banesa). Në Bylis e Dimal u ngritën shëtitore, në Klos, Bylis e Butrint u ndërtuan teatro, në Amantia u shfaq stadiumi, por edhe tempuj, ndërtesa administrative, depozita uji, banesa të tipave të ndryshme etj. Nga ana tjetër, qytetet i dhanë një shtysë të fortë zhvillimit të mëtejshëm të zejtarisë, tregtisë, kulturës, arteve, si dhe u bënë baza e fuqizimit të shtetit tek ilirët.Artizanati, arti dhe besimetBashkë me qytetet, në Iliri u zhvilluan si asnjëherë më parë ekonomia, prodhimi artizanal, këmbimi, por edhe artet, kultura e besimet. Prodhimet zejtare përbënin pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik të qyteteve. Ato kryheshin nga individë të veçantë ose nga bashkësia qytetare. Aktiviteti më i përhapur në qytete ishte ai i prodhimit të qeramikës. Kjo zeje ishte thelbësore për arsye të përdorimit të gjerë të qeramikës si material ndërtimi (tulla, tjegulla, tubacione, elemente dekorative arkitekturore); si objekte të përdorimit të përditshëm shtëpiak (enë kuzhine, enë tavoline, enë rezervash për ruajtjen e produkteve ushqimore, enë transporti, enë GrmicëhistorikeJeta ekonomike e shoqërore e ilirëve Tema 3Autorët antikë dhe faktet arkeologjike tregojnë se gruaja zinte një pozitë të respektuar në shoqërinë ilire dhe epirote. Skylaksi, udhëtar, gjeograf dhe historian grek i shekujve VI-V p.e.s., përmend në veprën e vet “Periplus” se liburnët ilirë “…u nënshtroheshin pushtetit të grave”. Grave epirote, nga ana tjetër, u njiheshin të drejta të tilla si ajo e trashëgimisë së pasurisë familjare, apo e drejta e lirimit të skllevërve. Pozita shoqërore e grave ilire e epirote ishte në kontrast të fortë me atë të grave greke e romake.Pjesë e murit rrethues të Amantias, VlorëPamje e stadiumit të Amantias, VlorëKrater me figura të kuqe i gjysmës II të shek. IV p.e.s.12313
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19