Page 150 - Demo
P. 150
Zgjerimi i luftës së armatosur antifashisteGjatë viteve 1942 dhe 1943, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) njohu zhvillime të reja: u zhvilluan një numër demonstratash të fuqishme në Shkodër, Tiranë, Durrës, të cilat shpesh u shndërruan në përleshje me forcat e rendit. Më 5 maj 1942, ra duke luftuar me forcat armike Qemal Stafa, udhëheqës i rinisë komuniste. Ndërkohë njësitë guerile në të gjithë vendin kryen një varg aksionesh të rëndësishme, si ai i natës së 24 korrikut 1942, kur në të gjithë vendin u prenë lidhjet telefonike dhe telegrafike. Në dhjetor të vitit 1942, Anglia, ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik shpallën deklaratat e tyre për Shqipërinë, ku deklaronin se e njihnin luftën e popullit shqiptar dhe pavarësinë e saj pas lufte. Kjo deklaratë nxiti më tej lëvizjen antifashiste në Shqipëri dhe përpjekjet për bashkim midis forcave politike shqiptare. Në verën e vitit 1943, Fronti Antifashist kishte zgjeruar dhe organizuar forcat e tij të armatosura. Në këto rrethana, deri në mesin e vitit 1943, ishin zhvilluar disa bisedime midis Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar e ishin organizuar disa aksione të përbashkëta. Por ato patën midis tyre një mosbesim të ndërsjellë. U krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me në krye Spiro Moisiun, Brigada I Sulmuese etj. Ushtria Nacionalçlirimtare (UNÇ) përbëhej prej 10 mijë luftëtarësh e qindra të tjerë në çeta territoriale. Edhe Balli Kombëtar i kishte zgjeruar forcat e tij të armatosura dhe ngriti kudo këshillat e tij. Pati përpjekje për një bashkërendim veprimesh luftarake me forcat e armatosura të Frontit Antifashist kundër pushtuesit italian.Konferenca e MukjesMe zbarkimin e forcave aleate në Italinë fashiste dhe në prag të kapitullimit të saj, u krijuan kushtet për t’i dhënë goditjen e fundit edhe në Shqipëri. Në këto kushte, Balli dhe Fronti vendosën të bashkëpunonin. Takimi ndërmjet përfaqësuesve të Frontit Antifashist dhe Ballit Kombëtar u krye në Mukje të Krujës, më 1-3 gusht 1943, me përfaqësues me numër të barabartë delegatësh. Pas shumë diskutimesh, Konferenca e Mukjes mori disa vendime: së pari, të dyja organizatat do të përfshiheshin së bashku në luftë kundër pushtuesit, për një Shqipëri të pavarur. Së dyti, do të krijohej Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, me në krye Hasan Dostin (me 6 anëtarë nga organizata e Ballit Kombëtar dhe 6 të tjerë nga Fronti Antifashist, i cili përbëhej nga 3 komunistë dhe 3 nacionalistë). Ai do të ishte një organ, që do të drejtonte luftën dhe pas çlirimit do të organizonte zgjedhje të lira në vend. Për formën e regjimit të dyja palët ranë dakord, që kjo të vendosej pas lufte. Ata u shprehën: “Për një Shqipëri të pavarur, për zbatimin e parimit të vetëvendosjes të garantuar nga Karta e Atlantikut për një Shqipëri etnike”.5 Konferenca e Mukjes148

