Page 151 - Demo
P. 151


                                    Tematika VKonferenca e Mukjes, në dallim nga ajo e Pezës, krijoi një aleancë mes dy forcave politike të organizuara, duke qenë një takim dypalësh. Si e tillë, ajo shënonte një hap përpara në bashkimin e vendit.Por udhëheqja e PKSh-së e anuloi këtë marrëveshje. Enver Hoxha pati frikë nga mënjanimi i PKSh-së nga pushteti, për shkak se Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë ishte me shumicë nacionaliste. Ai tregoi kështu se ishte i vendosur të mos e ndante pushtetin me ndonjë forcë tjetër politike në vend. Në këtë vendim, ndikoi dhe udhëheqja jugosllave, që nuk dëshironte një bashkim të forcave politike shqiptare, sepse i prishte planet e saj për Kosovën e Shqipërinë pas përfundimit të luftës.Ndahuni në grupe dhe mblidhni fakte shtesë, fotografi etj., për Vasil Laçin dhe Qemal Stafën.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: zogistë nacionalist Komintern  Front Antifashist Nacionalçlirimtar këshill nacionalçlirimtar Balli Kombëtar Konferenca e Mukjes Koalicion i madh AntifashistHistori përmes arsyetimit Gjatë periudhës së pushtimit italian, në Shqipëri u krijuan dy grupime politike: Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar dhe Balli Kombëtar.• A mund të dalloni bazën shoqërore të mbështetjes së secilit prej tyre?• Dalloni ndryshimet që ato kishin në program dhe në veprimtari konkrete. Konferenca e Mukjes ishte një prej ngjarjeve të rëndësishme të periudhës së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.• Cilat ishin dallimet mes Konferencës së Mukjes dhe asaj të Pezës?• Sipas mendimit tuaj, cila prej organizatave pjesëmarrëse vinte në këtë konferencë me pozita më të forta politike dhe ushtarake?• A ishte ndërtuar organi drejtues i dalë prej kësaj konference në baza barazie mes pjesëmarrësve të saj?• Pse Konferenca e Mukjes ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të periudhës së Luftës II Botërore?Histori përmes analizës Identifikoni grupimet politike pas pushtimit italian të Shqipërisë. Analizoni programet e PKSh-së dhe të Ballit Kombëtar. Shpjegoni rëndësinë që pati Konferenca e Pezës dhe krijimi i Frontit Antifashist. Evidentoni treguesit e zgjerimit të mëtejshëm të Luftës Antifashiste në Shqipëri. Evidentoni qëndrimin e vendeve aleate ndaj qëndresës së armatosur antifashiste në Shqipëri. Përshkruani rrethanat që shtynë PKSh-në dhe Ballin Kombëtar të organizonin Konferencën e Mukjes. Renditni vendimet e Konferencës së Mukjes dhe analizoni perspektivën që krijonin ato për vazhdimin luftës antifashiste. Argumentoni shkaqet që shtynë PKSh-në në anulimin e vendimeve të Mukjes. Në programet e forcave politike shqiptare gjatë luftës, në vendimin e Frontit Antifashist dhe në vendimet e Mukjes nuk përcaktohej forma e regjimit pas lufte. Arsyetoni pse.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohurive149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155