Page 152 - Demo
P. 152
Grmicëhistorike“Kuptova, – do të shkruante më vonë gjenerali anglez Edmund Dejvis, dërguar në Shqipëri në tetor 1943, – se, ndonëse kisha menduar se detyra ime do të ishte tërësisht ushtarake, desha s’desha, po ndikohej tepër nga politika. Në Kajro më kishin udhëzuar të kontaktoja me çdo parti politike, që i luftonte italianët dhe gjermanët, gjë që dukej shumë e thjeshtë. Në Shqipëri kjo doli shumë e ndërlikuar dhe e vështirë”.Pushtimi gjerman dhe ngritja e aparatit administrativ Më 8 shtator 1943, Italia shpalli kapitullimin pa kushte. Ndërkohë, që në gusht të vitit 1943, trupat ushtarake gjermane kishin shtënë në dorë aeroporte, portin e Durrësit dhe qendra të tjera kryesore në Shqipëri. Në shtator, me divizionetë tëra, ata iu sulën gjithë Shqipërisë. Forcat antifashiste shqiptare i pritën me luftë gjermanët në mbarë vendin: në rrugën Korçë-Janinë-Borovë, në afërsi të Konispolit e Delvinës, në urën e Kardhiqit, në rrugën Elbasan-Tiranë etj. Gjermanët u vendosën në qendrat kryesore të vendit, si: gjatë bregdetit shqiptar, në vijat e komunikacionit, në aerodrome etj. Kudo ata vendosën gjendjen e luftës dhe ndërmorën ekspedita ndëshkimore. Më 16 korrik 1943, trupat ushtarake gjermane, u goditën nga çetat partizane në rrugën automobilistike ErsekëLeskovik. Si kundërpërgjigje, gjermanët kryen masakra në fshatin Borovë, duke ekzekutuar mbi 100 veta, duke djegur e shkatërruar banesa etj. Pushtuesit gjermanë, në dallim nga ata italianë, ndoqën taktika të reja në Shqipëri. Ata shpallën se ishin kalimtarë dhe të përkohshëm; se ishin për statusin e një Shqipërie të pavarur, të çliruar nga pushtuesit italianë. Për këtë, ata u përpoqën të afronin elementë vendas, që nuk kishin bashkëpunuar me italianët. Në këto rrethana, 22 elementë me orientim progjerman dhe nën efektin e kësaj politike, krijuan një Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm. Ky Komitet, në mbledhjen e tij të parë, shpalli “pavarësinë” e Shqipërisë. Komiteti thirri Asamblenë Kushtetuese më 16 tetor 1943. Më 18 tetor, ajo u godit nga artileria e Brigadës III Sulmuese të UNÇ-së. Asambleja vendosi që të anuloheshin ligjet dhe deklaratat e kohës së pushtimit italian, rivendosi Kushtetutën e Monarkisë Shqiptare dhe legjislacionin e saj. Ajo zgjodhi Këshillin e Lartë të Regjencës me në krye Mehdi Frashërin dhe formoi një qeveri me në krye Rexhep Mitrovicën. Ky status i Shqipërisë u emërtua “pavarësi relative”, “sovranitet relativ” dhe “asnjanësi relative”. Në këto rrethana, pushtuesit gjermanë në Shqipëri, nuk ngritën ndonjë organ të posaçëm politik dhe as parti naziste. Gjithashtu, ata njohën “Shqipërinë e Madhe”, të krijuar gjatë pushtimit italian.Tabela në gjermanishte në rrugët e Tiranës12 Rexhep MitrovicaTema 3 Shqipëria nën pushtimin gjerman dhe qëndresa shqiptare (1943-1944)150

