Page 153 - Demo
P. 153


                                    Tematika VFakte historike4 SHKURTI NË TIRANËAta që e kanë jetuar atë ngjarje rrëqethëse, tregojnë se për Tiranën ajo ishte një natë e zezë. Makina, tanke, autoblinda gjatë gjithë natës, me zhurmën e tyre shurdhuese, qarkullonin rrugëve të kryeqytetit pa pushim, duke krijuar një psikozë tmerri. Ushtarët SS dhe bashkëpunëtorë të tyre zvarritnin jashtë nëpër rrugë djem e vajza, burra e gra, pleq e plaka; disa i vrisnin, të tjerët i ngarkonin nëpër kamionë e i çonin nëpër burgje. Qyteti ulërinte nga llahtaria dhe rënkonte nga plagët e rënda, nga gjaku i derdhur. Në mëngjes, nëpër hendeqe, në sheshe, në rrugë, në prag të shtëpive e në oborre u gjendën 84 të vrarë. Qytetarët i shikonin të masakruarit, por askush nuk mund të lëvizte e të shkonte t’i ndihmonte a t’i merrte. Tanket, autoblindat e patrullat qëllonin këdo që guxonte t’u afrohej viktimave ose që do të qarkullonte rrugëve. .GALIBRIh.¿VITETEZJARRTAvPor pushtetin e plotë në Shqipëri e kishte komanda e përgjithshme ushtarake gjermane, me në krye një “gjeneral të plotfuqishëm”. Ajo mund ta eliminonte në çast statusin e “pavarësisë relative”, në rast se prekeshin interesat gjermane në Shqipëri. Formimi i Legalitetit dhe forcat e tjera nacionaliste në vendPas anulimit të Marrëveshjes së Mukjes nga PKSh-ja, zogistët u larguan përfundimisht nga Fronti Antifashist. Më 21 nëntor 1943, ata krijuan në ZallHerr të Tiranës, partinë “Lëvizja e Legalitetit”. Programi i saj parashtronte luftën për çlirimin e vendit, kthimin e legalitetit dhe të Kushtetutës së vitit 1928, si dhe kryerjen e reformave të ndryshme në vend. Ndërkohë, kjo lëvizje kishte krijuar një forcë ushtarake, me një numër të caktuar çetash. Lëvizja e Legalitetit, me në krye Abaz Kupin, mbajti lidhje me forca të tjera nacionaliste, si me Ballin Kombëtar ashtu dhe me grupe në veri të vendit, si Muharrem Bajraktarin, Gani Kryeziun etj. Këta ishin pozicionuar kundër pushtuesit italian, por tashmë ishin në pozita pritjeje. Misionet angleze në Shqipëri, të ardhura që në pranverën e vitit 1943, synuan një bashkëpunim politik e ushtarak të të gjitha forcave politike shqiptare kundër pushtuesit gjerman. Por, si Lëvizja e Legalitetit, ashtu dhe forcat e tjera nacionaliste në veri, mbetën kryesisht lëvizje lokale. Balli Kombëtar kishte një shtrirje më të gjerë, më së shumti në jug të vendit, por edhe në krahina të tjera. Në Konferencën II të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në Labinot, në shtator të vitit 1943, këshillat nacionalçlirimtare u përcaktuan si të vetmet organe pushteti në vend dhe u vendos të goditej ushtarakisht Balli Kombëtar, zogistët e forca të tjera nacionaliste, që u akuzuan si bashkëpunëtore të pushtuesit gjerman. Që nga vjeshta e vitit 1943, midis forcave partizane dhe atyre balliste e zogiste nisën përplasjet e para të armatosura. Me pushtimin gjerman, brenda Ballit Kombëtar, një grupim, kryesisht me të rinj, u distancua nga ky pushtim dhe ruajti e forcoi njësitë e armatosura. Ndërsa grupimi tjetër, me drejtuesit në krye, pranoi të mos hynte në veprime luftarake kundër gjermanëve. 3 Mit’hat Frashëri dhe drejtues të tjerë të Ballit Kombëtar151
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157