Page 154 - Demo
P. 154
Individë të kësaj rryme morën pjesë dhe në strukturat e administratës shqiptare nën pushtim. Në këtë qëndrim ndikoi dhe propaganda gjermane për “pavarësinë” e Shqipërisë dhe për “Shqipërinë e Madhe”.Operacioni gjerman i Dimrit dhe lëvizja partizaneNë vjeshtën e vitit 1943, komanda gjermane hartoi një plan të hollësishëm për Operacionin e Dimrit, 1943-1944, për të shkatërruar Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe qëndresën antifashiste në Shqipëri. Ajo grumbulloi forca të katër divizioneve gjermane, njësi xhandare të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me gjermanët, ku u bashkëngjitën dhe forca balliste etj. Ushtria Antifashiste Nacionalçlirimtare në atë kohë arrinte në 20 000 vetë.FjalorPavarësi relative – vetëqeverisje e një vendi në një situatë të pranisë së trupave të huaj në një shkallë të caktuar, që nuk prek interesat politike dhe ushtarake të tyre.Veprimet armike u zhvilluan në formën e një zinxhiri dhe u shtrinë në jug e në veri të vendit. Gjatë mësymjes, komanda gjermane bllokoi zonat rurale dhe zona të tjera që të mos furnizoheshin me ushqime. Në këtë gjendje dhe në kushtet e një klime të ashpër, forcat partizane u gjendën në pozita shumë të vështira. Brigada III partizane u shkatërrua. Shumë forca partizane u shpërndanë përkohësisht dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë u bllokua në zonën Çermenikë-ShëngjergjMartanesh. Ndërkohë, u ashpërsuan goditjet luftarake mes forcave partizane dhe atyre balliste, duke arritur në elemente të forta të një lufte civile në vend. Gjatë Operacionit të Dimrit, trupat gjermane ushtruan terror të egër në qytete dhe në zonat rurale. Në Tiranë, Vlorë, Durrës etj., u shpall gjendja e shtetrrethimit. Me mijëra anëtarë të rezistencës u burgosën dhe u internuan në kampet e përqendrimit. Kulmi arriti më 4 shkurt 1944 në Tiranë, ku u ekzekutuan brenda një nate dhjetëra qytetarë dhe u arrestuan qindra të tjerë. Në fund të janarit 1944, UNÇ-ja e kishte marrë veten dhe kaloi në kundërmësymje.Operacioni gjerman i Dimrit nuk i realizoi synimet e tij, sepse forcat partizane u riorganizuan, u rrit numri i tyre dhe u çliruan një sërë krahinash në Shqipërinë e Jugut, ku u vendos pushteti i këshillave nacionalçlirimtarë.4 Njësi të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në marshim152

