Page 155 - Demo
P. 155


                                    Tematika VHartoni një ese të shkurtër për misionet angleze në Shqipëri.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Këshilli i Lartë i Regjencës Lëvizja e Legalitetit  misionet angleze kamp përqendrimi Operacioni i DimritHistori përmes arsyetimit Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria ra nën kontrollin gjerman, pra një pushtim u zëvendësua me një tjetër. • Sipas mendimit tuaj, cili ishte synimi kryesor i ardhjes së trupave gjermane në Shqipëri?• A mendoni se deklarimi i “pavarësisë” së Shqipërisë ishte rifitim i sovranitetit kombëtar?• Sipas jush, pjesëmarrja në Këshillin e Lartë të Regjencës dhe organet e tjera të administratës ishte një formë bashkëpunimi me pushtuesit gjermanë?• Flisni për zgjerimin e lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare dhe Operacionin gjerman të Dimrit. Krahas PKSh-së, Frontit antifashist dhe Ballit Kombëtar, u krijuan dhe vepruan edhe forca të tjera politike e ushtarake shqiptare.• Renditni disa prej këtyre forcave.• Si u pozicionuan forcat nacionaliste kundrejt pushtuesit gjerman?• Cili ishte roli i misioneve anglo-amerikane në Shqipëri gjatë luftës? Cilën forcë politiko-ushtarake shqiptare ndihmuan ata më së shumti dhe përse?• Cilat janë raportet midis Partisë Komuniste, Ballit Kombëtar dhe forcave të tjera nacionaliste?Histori përmes analizës Përshkruani si u pritën trupat pushtuese gjermane në Shqipëri dhe reagimin e këtyre të fundit. Identifikoni veçoritë e pushtimit gjerman në krahasim me atë italian. Evidentoni institucionet themelore të administratës shqiptare nën pushtimin gjerman. Shpjegoni përse Partia e Legalitetit u krijua relativisht më vonë se forcat e tjera politike. Cili ishte synimi i saj kryesor? Krahasoni qëndrimin e forcave politike ndaj pushtimit gjerman. Evidentoni vendimet e Konferencës së Dytë të Labinotit.  Përshkruani taktikat e përdorura nga ushtria gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë gjatë Operacionit të Dimrit. Cili ishte efekti i operacionit mbi lëvizjen partizane? Duke filluar nga vjeshta e viti 1943, përplasjet e armatosura mes Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe çetave nacionaliste u intensifikuan. Me ndihmën e mësuesit, debatoni nëse në Shqipëri ka pasur luftë civile apo elemente të luftës civile.Mendoni në mënyrë kritikePunë praktikeKontrolli i njohuriveSovraniteti Legjislacioni i zbatueshëmOrganizimi administrativPushtimi italianPushtimi gjerman153
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159