Page 156 - Demo
P. 156


                                    Shqiptarët e Kosovës dhe të Çamërisë gjatë Luftës II BotëroreVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Pas pushtimit të Jugosllavisë, pjesa më e madhe e Kosovës dhe e territoreve shqiptare në Malin e Zi dhe në Maqedoni hynë në zonën italiane të pushtimit, duke krijuar të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”. Territore të tjera shqiptare mbetën në zonën gjermane të pushtimit dhe në atë bullgare. Në fazën e parë, shumë shqiptarë patën iluzione për politikën italiane dhe atë gjermane, duke e parë pushtimin si të përkohshëm, ndërsa synonin shkëputjen nga Jugosllavia pas luftës dhe krijimin e një shteti kombëtar shqiptar të bashkuar. Njëkohësisht, ata nuk kishin besim te PKJ-ja, sepse ajo nuk u deklarua për të ardhmen e shqiptarëve. Megjithatë, lëvizja antifashiste filloi të zgjerohej. Në 1942-1943, pas një sërë demonstratash antifashiste në disa qytete kryesore të vendit, u krijuan disa çeta, si: ajo e Sharrit, e Karadakut, e Emin Durakut dhe e Bajram Currit. Në 1943, u krijuan dhe batalionet “Ramiz Sadiku”, “Bora Vukmaroviç”, “Bajram Curri”, si dhe Brigada I maqedonase-kosovare. Në prill 1943, u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇ për Kosovën, i kryesuar nga Fadil Hoxha.Në shtator 1943, forcat nacionaliste në Kosovë krijuan organizatën politikoushtarake, “Lidhja e dytë e Prizrenit”, që u shpreh për bashkimin e të gjithë territoreve shqiptare në Kosovë etj., me Shqipërinë. Ajo synoi krijimin e një force ushtarake me ndihmën e Shtabit ushtarak gjerman. Në fund të 1943 fillim të 1944, Lëvizja Nacionalçlirimtare (LNÇ) thirri Konferencën e Bujanit (Tropojë). Aty u themelua Këshilli NÇ i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit, si dhe u shpreh dëshira për vetëvendosje deri në bashkim me Shqipërinë. Këto vendime nuk u njohën nga PKJ-ja. Me gjithë kontributin dhe sakrificat e popullsisë shqiptare, pa mbaruar ende lufta, Ushtria Jugosllave filloi fushatën e territorit dhe të gjenocidit ndaj shqiptarëve. Në jug, popullsia çame, si në sulmin italian ndaj Greqisë në tetor të vitit 1940, ashtu dhe me pushtimin gjerman të saj në prill 1941, mbajti përgjithësisht një qëndrim asnjanës ndaj palëve në konflikt. Popullsia çame e dëbuar nga tokat e saj1154
                                
   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160