Page 157 - Demo
P. 157


                                    Tematika VPas pushtimit të Greqisë, grupime nacionaliste shqiptare, duke shpresuar në rolin e Gjermanisë për çlirimin e çamëve nga Greqia, ngritën një këshill krahinor dhe këshilla të vetëqeverisjes lokale. Popullsia çame filloi të organizohej hapur në luftë kundër pushtuesit në dimrin e viteve 1942-1943. U krijuan grupe ilegale dhe në shkurt 1943 u krijua çeta “Çamëria”, ndërsa më vonë batalioni “Çamëria”. Shumë të rinj nga Çamëria luftuan në njësitë luftarake antifashiste greke. Që nga pranvera e vitit 1944 dhe deri në fund të luftës, forcat nacionaliste të EDESIT (organizatë politiko-ushtarake e djathtë antikomuniste), të komanduara nga Napolon Zerva kaluan në terror e spastrim etnik të popullsisë çame. Qindra fëmijë, gra e burra u vranë, mijëra të tjerë u larguan për në Shqipëri. Nga 35 mijë banorë, aty mbetën vetëm dhjetëra familje myslimane shqiptare.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• përshkruan situatën e popullsisë shqiptare të Kosovës dhe Çamërisë në prag të Luftës së Dytë Botërore, duke u përqendruar te gjendja e të drejtave njerëzore dhe etnike të saj;• evidenton lëvizjet e administratës fashiste dhe naziste për të bërë për vete shqiptarët e trojeve etnike jashtë Shqipërisë; • identifikon rrymat e ndryshme politike në gjirin e shqiptarëve të Kosovës dhe Çamërisë;• shpjegon organizimin dhe shtrirjen e luftës antifashiste në territorin e Kosovës dhe Çamërisë, duke krahasuar të përbashkëtat dhe të veçantat e kësaj lëvizje;• analizon gjendjen në prag të përfundimit të luftës në Kosovë dhe Çamëri. ZhvillimiKlasa ndahet në dy grupe që përqendrohen respektivisht në analizën e gjendjes dhe zhvillimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe Çamëri. Disa pika orientuese:• Shpallja e bashkimit të pjesës më të madhe të trojeve shqiptare në Jugosllavi me shtetin shqiptar, nën kuadrin e pushtimit fashist. • Organizimi i lëvizjes antifashiste, vështirësitë dhe veçoritë e saj në trojet shqiptare në Jugosllavi dhe në Çamëri.• Zgjerimi i qëndresës antifashiste, intensifikimi i kontakteve dhe i bashkëpunimit me lëvizjen antifashiste në Shqipëri. Marrëdhëniet me organizatat e rezistencës në Jugosllavi dhe Greqi.• Lidhja e dytë e Prizrenit dhe vendimet e saj.• Konferenca e Bujanit dhe rëndësia e vendimeve të saj.Në përfundim, grupet paraqesin një përfundim të shkurtër për tematikat e trajtuara. Mësuesi/ja nxit diskutimin në klasë për aspekte të veçanta të këtyre tematikave.Më pas kryhet vlerësimi i punës së secilit grup bazuar në produktin e punës së tyre.UdhëzimKoha2 orë mësimore.MetodaPunë në grup, diskutim në klasë.2 Kulla e BujanitFaksimile e dokumentit të miratuar në Konferencën e Bujanit3155
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161