Page 158 - Demo
P. 158


                                    Hebrenjtë dhe shqiptarët në Luftën e Dytë BotëroreVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Hebrenjtë rezultojnë në territoret shqiptare që në Antikitet, në Mesjetë dhe deri në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në të gjitha kohët, shqiptarët kanë ndërtuar marrëdhënie miqësore me ta dhe kurrë nuk ka pasur asnjë lëvizje antisemite.Në fillimet e persekutimeve të egra naziste e fashiste në Gjermani, Itali dhe vendet e tyre vasale, qindra hebrenj kaluan tranzit në Shqipëri, madje ata u shtuan në gjysmën e dytë të viteve ‘30. Hebrenjtë u përkrahën nga popullsia, qeveria shqiptare, si dhe nga vetë komuniteti hebre. Ata u pajisën me pasaporta shqiptare dhe emigruan në ShBA etj., ose kaluan në Palestinë. Shumë të tjerë qëndruan në Shqipëri. Vetë oborri mbretëror shqiptar kishte si punonjës disa elementë hebrenj si mjekë, fotografë, punonjës shtëpiakë etj.Gjatë pushtimit italian, ranë kambanat e alarmit si në komunitetin rezident hebraik, ashtu edhe në atë kalimtar. Qeveria shqiptare, me urdhër të Mëkëmbësisë së Përgjithshme italiane, shpalli një urdhër për nxjerrjen jashtë kufijve të të gjithë hebrenjve jo rezidentë. Në fakt, ky urdhër nuk gjeti zbatim as nga qeveritë, as nga populli. Shqiptarët strehuan shumë prej tyre, i punësuan dhe krijuan raporte miqësore me ta.Hebrenj gjermanë dhe austriakë që i mbijetuan luftës në Shqipëri.23 Pesë familje hebreje në Kavajë, maj 1942Refik Veseli (majtas), mikpritësi i një familjeje hebreje gjatë luftës, së bashku me ta. Tiranë, dhjetor 19441156
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162