Page 159 - Demo
P. 159
Tematika VMe pushtimin gjerman, situata e hebrenjve u vështirësua shumë. Në këto kushte, ata u shpërndanë gjithandej nëpër familjet shqiptare, sidomos në zonat e largëta rurale. Por kjo ndodhi edhe në qytete ku familje hebrenjsh u strehuan në shtëpitë e banorëve, të cilët i ruanin gjatë gjithë kohës për të mos rënë në dorë të gjermanëve. Shumë familje shqiptare kishin numër të madh pjesëtarësh dhe ishin në kushte varfërie të thellë, por ata ndanë me miqtë e tyre kafshatën e gojës.Hebrenjtë, megjithëse në kushte të vështira, ruajtën lidhjet midis tyre. Në pozita antifashiste, disa mbështetën financiarisht lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare dhe u bashkuan me formacionet partizane. Të tjerë u arrestuan nga gjermanët për aktivitetin e tyre antinazist.Në pranverë 1944, Gestapoja gjermane i kërkoi qeverisë shqiptare listat e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë, por pushtetarë të lartë të saj dhe kreu i regjencës Mehdi Frashëri, këmbëngulën për të mos i dorëzuar, duke e quajtur këtë kërkesë si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, në një kohë kur Gjermania kishte njohur “sovranitetin relativ” dhe “asnjanësinë relative” të saj.Në fakt, asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve nga shqiptarët. Kombi shqiptar, të gjitha forcat politike dhe shtresat e ndryshme shoqërore, jo vetëm mbrojtën hebrenjtë e vet – nënshtetas shqiptarë, por edhe hebrenjtë e tjerë, që kishin mbërritur në Shqipëri që nga fundi i viteve ‘30 ose gjatë Luftës së Dytë Botërore. Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton në pikëpamje historike praninë e hebrenjve në territoret shqiptare;• analizon qëndrimin mbështetës të popullsisë shqiptare kundrejt hebrenjve;• shpjegon rolin e autoriteteve shtetërore të monarkisë në ndihmë të hebrenjve të ardhur në Shqipëri;• flet rreth mbështetjes së hebrenjve në Shqipëri nga popullsia dhe autoritetet shtetërore në vend, gjatë Luftës së Dytë Botërore;• identifikon raste konkrete të individëve apo familjeve shqiptare që kanë strehuar dhe mbrojtur hebrenj gjatë Luftës II Botërore.ZhvillimiParaprakisht, mësuesi udhëzon nxënësit lidhur me formën e esesë, që duhet të jetë e tillë që të respektojë standardet e shkrimit akademik.Si ndihmë për përgatitjen e esesë, nxënësi mund të ketë parasysh pikat e mëposhtme:• roli i “Besës”, si kod moral në shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri;• ndikimi i tolerancës, i bashkëjetesës etnike dhe fetare në Shqipëri, si dhe i mikpritjes tradicionale shqiptare;• qëndrimi mbështetës i qeverive të ndryshme në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore;• përshkrimi i rasteve konkrete të mikpritjes së hebrenjve nga familjet.Nxënësit do të vlerësohen lidhur me faktet historike të paraqitura si dhe për formën e esesë së përgatitur.UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaEse historike përshkruese.157

