Page 16 - Demo
P. 16


                                    të vogla kozmetike etj.); si dhe objekte artistike (figurina terrakote, relieve). Qeramika e prodhuar në antikitet përbën edhe një nga objektet më të rëndësishme të studimeve arkeologjike, pasi nëpërmjet saj kuptojmë shumë gjëra për njohuritë teknologjike, burimin e lëndës së parë, procesin e pjekjes dhe temperaturën e pjekjes, shijet artistike, këmbimet tregtare dhe format e prodhimit. Punimi i guritdhe ndërtimi ishin gjithashtu aktivitete shumë të rëndësishme në qytetet ilire. Ato vihen re jo vetëm në ndërtimet e mëdha publike e private, por edhe në shfrytëzimin e guroreve për nxjerrjen e lëndës së parë cilësore. Shumë nga ndërtimet e qyteteve ilire që ruhen edhe sot, tregojnë cilësinë e lartë të punës dhe konceptet shumë të përparuara për kohën në fushën e ndërtimeve në gur. Nga ana tjetër, gërmimet arkeologjike kanë treguar përdorimin e shumë veglave të punës nga artizanët për nxjerrjen e blloqeve në gurore (varé, dalta, pyka); për gdhendjen e tyre (çekanë dhe dalta); si dhe për ngritjen e muraturës (skuadra, plumbçe). Punimi i metaleve të bakrit, bronzit, hekurit, por edhe të argjendit e arit njohu një rritje të dukshme në qytetet ilire. Me anë të këtij aktiviteti të rëndësishëm zejtar prodhoheshin vegla pune, armë, sende të përdorimit të përditshëm, stoli dhe objekte të tjera zbukurimi, aksesorë për veshjen dhe vepra arti. Punimi i metaleve ishte një proces i koklavitur pasi nënkuptonte aftësinë për të siguruar mineralet metalike, importimin nga larg të metaleve që nuk gjendeshin kudo nëpër Iliri (si kallaji), përvetësimin e njohurive të përparuara teknologjike për shkrirjen, derdhjen dhe punimin e metaleve, si dhe organizimin e komplikuar dhe ndarjen shoqërore të punës. Zeje të tjera të rëndësishme në qytetet ilire ishin edhe ato të punimit të drurit, lëkurës, të tekstileve etj., të cilat zinin gjithashtu një vend të madh në jetën ekonomike të tyre. Arti ilir u shpreh edhe në vepra të mirëfillta artistike si skulpturë, relieve, terrakota, figurina etj. Në zhvillimin e jetës qytetare ilire një vend të rëndësishëm zinte edhe edukimi dhe arsimimi i të rinjve. Në qytetet ilire u ngritën institucione të veçanta për edukimin dhe arsimimin e qytetarëve të rinj, për përhapjen e shkrimit, këndimit, edukatës qytetare, përgatitjes fizike e ushtarake etj.Besimet dhe mitet ilire janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e jetës qytetare. Perënditë kryesore si Zeusi, Artemisi, Poseidoni, Afërdita, Asklepi, plotësoheshin dhe shpreheshin me elemente lokale ilire. Burimet e shkruara dhe të dhënat arkeologjike flasin edhe për ekzistencën e shumë miteve ilire. Ato lidheshin kryesisht me prejardhjen e fiseve, themelimin e qyteteve të ndryshme ilire, si dhe me admirimin e veçantë për kafshë (gjarpri), objekte dhe fenomene natyrore (dielli).Gjuha e ilirëveIlirët flisnin gjuhën e tyre, ilirishten, e cila ishte një gjuhë indoevropiane dhe e dallueshme nga gjuhët e tjera të vjetra ballkanike: trakishtja dhe greqishtja. Fatkeqësisht, ilirishtja nuk na ka ardhur deri në ditët tona në formë të shkruar, por ekzistenca e saj në formë të folur na dokumentohet gjerësisht nga autorët antikë. Gjurmë të ilirishtes ruhen në shqipen e sotme, si dhe në emrat e njerëzve (antroponiminë) dhe të vendeve (toponiminë) në të gjithë territorin e sotëm shqipfolës. Për një lidhje bijësie mes ilirishtes dhe shqipes përmenden shumë argumente si, trualli i njëjtë historik ku janë zhvilluar të dyja gjuhët, shpjegimi me anë të shqipes i shumë fjalëve ilire të trashëguara, marrëdhëniet aktive të ilirishtes Fakte historike“...I gjithë bregu i Ilirisë është me shumë limane të mira si në bregdetin e gjatë, ashtu edhe në ishujt e afërm. Gjithashtu i ngrohtë dhe frytdhënës është ky vend, se është plot me ullishta dhe vreshta të mira përveç në disa vende të pakta, ku toka është fare e ashpër... Autariatët më parë luftonin pa pushim me ardianët për MTKRQTGVSÅPFQFJGPPÅMWſdhe që formohen prej një uji, i cili rrjedh në pranverë nga një gurrë mali. Pasi merrnin ujë dhe e depozitonin për pesë ditë, dilte kripa; ishin marrë vesh që ta përdornin kriporen me radhë, dhe kur i shkelnin marrëveshjet zinin luftën...”“Libri VII”, StraboniZeusi i Dodonës. Punim në bronz, rreth vitit 460 p.e.s.414
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20