Page 160 - Demo
P. 160


                                    Kongresi i PërmetitDuke parashikuar disfatën e Gjermanisë dhe për shkak të përpjekjeve të nacionalistëve brenda dhe jashtë vendit për të krijuar një qeveri, PKSh-ja dhe Fronti Antifashist, menduan ta zgjidhnin ndërkohë çështjen e pushtetit. Ky synim favorizohej nga dështimi i Operacionit armik të Dimrit, nga çlirimi i disa krahinave dhe nga shtimi i këshillave nacionalçlirimtarë. Për këtë qëllim, PKSh-ja dhe Fronti Antifashist thirrën Kongresin e Përmetit më 24-28 maj 1944. Aty morën pjesë 200 delegatë nga zonat e lira, ato të pushtuara dhe sidomos nga përfaqësues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kongresi deklaroi se do të vazhdonte luftën kundër pushtuesve gjermanë dhe forcave të armatosura të grumbulluara rreth qeverisë shqiptare nën pushtim, por edhe kundër Ballit Kombëtar, Legalitetit etj., deri në shkatërrimin e tyre. Në këtë Kongres u krijua Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ), si organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv, me në krye Omer Nishanin. Nga gjiri i tij u formua Komiteti ANÇ, me atributet e një qeverie të përkohshme. Gjithashtu u njësua komanda ushtarake, ndërsa Enver Hoxha u zgjodh komisar politik e komandant i përgjithshëm i Ushtrisë dhe u vendosën gradat në ushtri. Kongresi nuk e eliminoi monarkinë, por u ndalua ardhja e mbretit Zogu I në Shqipëri. Ai vendosi që forma e regjimit të vendosej pas lufte, me votë popullore; të mos njihej asnjë qeveri tjetër, brenda ose jashtë vendit, dhe të rishikoheshin të gjitha marrëveshjet e lidhura më parë me vendet e tjera, deri në anulimin e tyre. Kongresi shprehu dëshirën që Bashkimi Sovjetik dhe ShBA-ja të dërgonin misione ushtarake në Shqipëri, ashtu si Britania e Madhe, dhe të njiheshin organet e dala prej tij. Ai hodhi themelet e një pushteti të mbizotëruar nga PKSh-ja. Tashmë Enver Hoxha përqendroi në duart e tij disa pushtete: si sekretar i përgjithshëm i PKSh-së, kryetar i KANÇ-it dhe Komandant i Përgjithshëm i UNÇ-së.Zgjerimi i luftës antifashiste (pranverë-vjeshtë 1944)Në pranverën e vitit 1943, kur pritej që trupat aleate të zbarkonin në Ballkan, Komanda Gjermane vendosi të organizonte një mësymje të re të përgjithshme GrmicëhistorikeNëntogeri gjerman Gejer, me statusin e dëshmitarit në luftën për çlirimin e Tiranës, ka shkruar se, situata në kryengritjen shqiptare bëhej gjithnjë e më e rrezikshme, se në 30 tetor papritur filloi në qytet një sulm i përqendruar i partizanëve. Në ditët e tjera pasuan luftime të ashpra në rrugë e shtëpi. Në fazën e fundit të luftës së Tiranës, praktikisht çdo vend ku ndodheshin trupat ishte një bazë më vete.Tema 4 Çlirimi i vendit dhe pasojat e luftës (maj-nëntor 1944)Spiro Moisiu, Omer Nishani, Enver Hoxha dhe Medar Shtylla në Kongresin e Përmetit1158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164