Page 161 - Demo
P. 161
Tematika V(Operacioni i Qershorit), që të asgjësonte UNÇ-në dhe Frontin Antifashist. Operacioni armik i Qershorit (maj-qershor), krahas trupave të shumta gjermane prej mijëra vetash, përfshiu dhe forca të xhandarmërisë shqiptare nën pushtim, formacione të ndryshme balliste e legaliste. Forcat partizane, me gjithë dëmet e humbjet njerëzore, i shkaktuan humbje forcave gjermane.Ndërkohë Divizioni I Sulmues, i krijuar në Kongresin e Përmetit, në qershor të vitit 1944, mori si detyrë kryesore të çlironte krahinat e pushtuara dhe të shkatërronte forcat balliste, zogiste dhe forca të tjera nacionaliste të përqendruara në veri, pas disfatës së Operacionit të Qershorit. Në veri, krerët nacionalistë krijuan disa besëlidhje dhe u përpoqën t’i bënin qëndresë ushtrisë partizane, por pa sukses. Në shtator të vitit 1944, lufta hyri në fazën përfundimtare për çlirimin e qyteteve dhe të mbarë vendit. Më 12 shtator, u çlirua Berati dhe më 18 shtator Gjirokastra. Më 24 tetor, u çlirua Korça, qyteti i fundit i pushtuar në Shqipërinë e Jugut.Në 20-23 tetor 1944 në Berat u mbajt mbledhja e dytë e KANÇ-it. Ai vendosi shndërrimin e KANÇ-it në qeveri të përkohshme, me E. Hoxhën në krye. Mbledhja miratoi dhe “Deklaratën mbi të Drejtat e Qytetarëve”, e cila parashikonte të drejtën e fjalës, të shtypit, të zgjedhjeve, të drejta të barabarta midis burrit e gruas etj. Çlirimi i plotë i Shqipërisë dhe pasojat e luftësNë fund të tetorit 1944, UNÇ-ja i shtoi sulmet kundër forcave gjermane, që po tërhiqeshin nga Greqia përmes territoreve të Shqipërisë. Ndërkohë, në duart e tyre kishin mbetur vetëm Tirana, Elbasani, Durrësi, Kukësi dhe Shkodra. Një nga objektivat themelorë mbetej çlirimi i kryeqytetit të vendit, ku ishin grumbulluar forca të shumta ushtarake gjermane. Por më 23 tetor 1944, Komanda e Përgjithshme e Pushtimit u shpërngul për në Shkodër, duke i pakësuar disi këto forca në Tiranë.Në luftën për çlirimin e Tiranës u caktua Korparmata I, ku u shqua Divizioni I i saj, i drejtuar nga Mehmet Shehu. Beteja për çlirimin e Tiranës që zgjati 19 ditë, e mbështetur dhe nga populli i Tiranës, është konsideruar si një nga betejat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ndërkohë në Mushqeta (Qafë-Kërrabë), në kuadrin e luftës për çlirimin e Tiranës,forcat partizane sulmuan dhe shkatërruan një autokolonë gjermane, që vinte nga Elbasani drejt Tiranës. Tirana u çlirua më 17 nëntor 1944, pas 19 ditë luftimesh. Kjo ngjarje krijoi mundësi për çlirimin e plotë të vendit. Më 18 nëntor u çlirua Kukësi, më 20 nëntor Lezha dhe pas mesnatës së 28 nëntorit, në të gdhirë të 29-ës, u çlirua Shkodra, që shënoi çlirimin e plotë të Shqipërisë. Njësi partizane të Divizionit V dhe VI, vazhduan luftën duke kaluar jashtë kufijve, në Kosovë e territore të tjera të Jugosllavisë, deri në Vishegrad, ku dhanë jetën qindra partizanë. Që në 27 nëntor, qeveria e forcave fitimtare hyri në Tiranë. Çlirimi i plotë i Shqipërisë u arrit nga mobilizimi i përgjithshëm i forcave të popullit shqiptar, nga të gjitha shtresat shoqërore dhe krahinat e vendit, pa dallime feje e bindjeje politike. Lufta çlirimtare antifashiste përbën një ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare, si pjesë përbërëse e luftës antifashiste botërore. Fakte historikePjesë nga një raport i FO-së (&OREIGN/FlCE- Ministria e Punëve të Jashtme Britanike)“...LNÇ-i sapo ia ka dalë të përballojë një ofensivë të fortë gjermane e tani po përpiqet të zgjerojë kontrollin e saj në qendër e në veri të Shqipërisë... Ne i themi LNÇit se ata duhet të shmangin luftën civile dhe se do të ndërpresim furnizimet..., në rast se do të përdorin armët tona për këtë qëllim. Ne po i themi Kupit (Abaz Kupi) se, ai duhet të përpiqet të arrijë një marrëveshje me LNÇ-in dhe nëse ne duhet ta furnizojmë me armë, ai duhet të heqë dorë nga qëndrimi i tij negativ dhe të dalë hapur kundër gjermanëve...”h&ITORJAEHIDHUR,UFTA.ACIONALLIRIMTAREE3HQIP¿RIS¿v2EGINALD(IBBERTGrup partizanësh gjatë Luftës II Botërore2159

