Page 162 - Demo
P. 162
Me këtë fitore, shqiptarët u radhitën në anën e fituesve të Luftës II Botërore, atë të Koalicionit të madh Antifashist. Populli shqiptar përballoi në luftë 15 divizione armike, ndërsa në raport me numrin e popullsisë, pësoi humbje të rënda. Sipas raporteve zyrtare të pasluftës rezultojnë 28 mijë dëshmorë; u vranë, u zhdukën e u gjymtuan 7,3% e popullsisë, kurse 21% e shtëpive u dogjën ose u shkatërruan etj. Minierat, portet, rrugët, ndërmarrjet industriale u shkatërruan ose nuk ishin në gjendje pune.Populli shqiptar, si të gjithë popujt që vuajtën aq shumë gjatë Luftës II Botërore, e priti me gëzim fitoren. Por në fund të luftës u arrit të realizohej vetëm një objektiv: çlirimi i vendit dhe ruajtja e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar në kufijtë e vitit 1913. Megjithatë, nuk u arrit objektivi për vendosjen e një regjimi demokratik dhe bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare. Në krye të vendit qëndroi PKSh-ja, që nuk e ndau pushtetin me asnjë forcë tjetër politike dhe instaloi në vend një regjim diktatorial.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Operacioni i Qershorit regjim diktatorial “Deklarata mbi të Drejtat e Qytetarëve” besëlidhjeHistori përmes arsyetimit Në pranverën e vitit 1944, tashmë ishte bërë e qartë që disfata e Gjermanisë naziste ishte çështje kohe.• Cilat ishin hapat politikë të ndërmarrë nga grupimet nacionaliste nga njëra anë dhe PKSh-ja e Frontit Antifashist nga ana tjetër, për t’u pozicionuar pas përfundimit të luftës?• Si vazhduan të zhvillohen marrëdhëniet mes këtyre grupimeve? Në Kongresin e Përmetit, pavarësisht ndalimit të kthimit të mbretit Zog, nuk u mor vendim për të rrëzuar monarkinë. U tha se forma e regjimit do të vendosej pas lufte.• Sipas mendimit tuaj, përse u mbyll rruga e kthimit të Zogut në Shqipëri? Çfarë lloj sistemi politik përvijohej nga përqendrimi i pushtetit vetëm në duart e PKSh-së dhe të Enver Hoxhës?Histori përmes analizës Identifikoni arsyet e organizimit të Kongresit të Përmetit dhe evidentoni vendimet e tij. Vini në dukje qëllimin e Operacionit të Qershorit dhe cilat ishin forcat që e ndërmorën atë. Përshkruani situatën përgjatë zhvillimit të tij. Shpjegoni vendimet e mbledhjes së II të KANÇ-it në Berat. Analizoni objektivat e luftës për çlirimin e Tiranës. Arsyetoni rreth shkaqeve të fitores së luftës antifashiste në Shqipëri. Debatoni rreth karakterit të pushtetit të Qeverisë së Përkohshme të krijuar në mbledhjen e dytë të KANÇ-it në Berat. Shqipëria ishte pjesë e ngjarjeve dhe zhvillimeve të Luftës së Dytë Botërore. Argumentoni rëndësinë e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveHyrja në Tiranë e qeverisë së përkohshme3160

