Page 163 - Demo
P. 163
Tematika VITematika Shqipëria gjatë regjimit komunist (1945-1990)6Gjatë kësaj tematike, nxënësi/ja:• përshkruan procesin e vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri; • evidenton masat ekonomike dhe politike që mori regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve 1944-1948;• përcakton diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave si tipar kryesor ideologjik i regjimit komunist;• shpjegon politikat ekonomike të shtetit shqiptar, duke evidentuar shtetëzimin, centralizimin, planifikimin, industrializimin dhe kolektivizimin e bujqësisë si tiparet kryesore të saj; • përshkruan ndryshimet që pësoi shoqëria shqiptare në fushën e arsimit, artit, kulturës, fesë, shëndetësisë, rolit të gruas dhe jetës së përditshme;• shpjegon pasojat që pati lufta e klasave dhe shkelja e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist;• shpjegon pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris;• tregon drejtimet kryesore të politikës së jashtme të shtetit shqiptar; • përcakton veçoritë e politikës së qeverisë komuniste shqiptare, të cilat çuan në izolimin e plotë ndërkombëtar të vendit;• evidenton arsyet që çuan në krizën ekonomike dhe politike të shoqërisë shqiptare në gjysmën e dytë të viteve ’80;• identifikon disa nga tiparet e krizës ekonomike dhe përpjekjet e drejtuesve komunistë për të lehtësuar gjendjen; • përshkruan gjendjen ekonomike, politike dhe qëndresën e shqiptarëve në Jugosllavi 1945-1968;• vlerëson Kushtetutën e vitit 1974 për Kosovën;• përshkruan rrugën e rivendosjes se autoritetit serb në Kosovë dhe pasojat e tij në pozitën e popullsisë shqiptare në Jugosllavi.diktaturë e proletariatit, grupi i deputetëve, kryengritje antikomuniste, parti-shtet, kulakë, shtetëzim, ekonomi e centralizuar, luftë klasash, sigurimi i shtetit, republikë popullore, asamble kushtetuese, reforma agrare, KNER, Traktati i Varshavës, revizionizëm, kolektivizim, industrializim, pronë shtetërore dhe kooperativiste, kult i individit, propagandë, disident, bllokadë ekonomike, vetizolim, shkelje e të drejtave themelore politike dhe sociale të njeriut, ateizëm, ideologjizimi komunistKoncepte kyçe161

