Page 164 - Demo
P. 164
Alternativa socialisteMe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare u mbyll një etapë historike, nga e cila pritej jo vetëm çlirimi, por dhe vendosja e një regjimi demokratik. Mirëpo për shqiptarët, demokracia mbeti përsëri aspiratë, pasi PKSh-ja e orientoi vendin në rrugën e zhvillimit socialist, pavarësisht se ajo nuk parashikohej në programin e saj fillestar. Kjo rrugë nënkuptonte shtet njëpartiak (diktatorial), me ekonomi të centralizuar, që përjashtonte pronën private dhe tregun e lirë. Po në të njëjtën periudhë, disa nacionalistë demokratë përpunuan një platformë politike alternative. Ata mendonin se vendit i duhej një rrugë zhvillimi që ndiqte modelin e demokracive perëndimore, por idetë e tyre u gjykuan si armiqësore nga regjimi komunist. Rruga socialiste u bë publike në Kongresin I të PK-së (nëntor 1948). Kongresi ndryshoi emrin e saj në Parti e Punës e Shqipërisë (PPSh) dhe miratoi një program afatgjatë zhvillimi, të përshtatur sipas modelit socialist stalinist. Sipas tij, ndërtimi i socializmit i nënshtrohej disa rregullave të përgjithshme, si industrializimi socialist, kolektivizimi socialist, prona shoqërore etj. Këto rregulla u shpallën të pandryshueshme dhe kushdo që mendonte ndryshe konsiderohej fajtor dhe ndëshkohej si armiku i partisë e i popullit.Në fillim të viteve ‘50, PPSh-ja hodhi hapa të rinj për forcimin e pushtetit njëpartiak. Ajo sanksionoi në Kushtetutë rolin e saj si forcë e vetme drejtuese e vendit. Po ashtu, e vuri luftën e klasave në funksion të rendit kushtetues, duke e konsideruar si forcë lëvizëse të shoqërisë. Kjo luftë nënkuptonte goditjen dhe eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë e ideologjikë të partisë.Përmbajtjen e alternativës socialiste, propaganda komuniste e sintetizoi në thirrjen: “Në një dorë kazmën, në tjetrën pushkën”.Pushteti popullorPas mbarimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare duheshin zgjidhur disa detyra kryesore, si: përcaktimi i formës së regjimit, ngritja e organeve të reja të pushtetit, ndërmarrja e reformave ekonomike, të cilat do të mundësonin zhvillimin e shpejtë demokratik të vendit. Për zgjidhjen e tyre, më 2 dhjetor 1945, u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Zgjedhjet nxorën fitues Frontin Demokratik, me rreth 93% të vendeve. Në listat fituese të tij u përfshinë edhe disa elementë demokratë që kishin dhënë kontribut në luftë.Tema 1 Vendosja e regjimit komunistGrmicëhistorike“Shtetasit më aktivë dhe më të ndërgjegjshëm të klasës punëtore dhe të masave të tjera punonjëse bashkohen në Partinë e Punës së Shqipërisë, pararoja e organizuar e klasës punëtore dhe… masave të tjera punonjëse në luftën e tyre për ndërtimin e bazave të socializmit dhe bërthama udhëheqëse e të gjitha organizatave të punonjësve, si shoqërore, ashtu dhe shtetërore.” Kushtetuta e RP të Shqipërisë, Neni 211 \162

