Page 165 - Demo
P. 165
Tematika VIMë 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese (AK) e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore. Kjo formë regjimi u pranua parimisht nga deputetët demokratë, me shpresën se sistemi i Republikës do t’i lejonte t’i bënin opozitë qeverisë, por u zhgënjyen shpejt. Kur ata dolën me një listë me kandidatë alternativë për Presidiumin e Asamblesë, shumica i rrëzoi. Kryetar i saj u zgjodh dr. Omer Nishani. Më 14 mars 1946, u miratua Statuti Themeltar (Kushtetuta) i vendit. Kushtetuta sanksionoi regjimin republikan të qeverisjes. Sipas saj, ky regjim buronte nga populli dhe i përkiste popullit, për këtë arsye u quajt pushtet popullor. Bazën ekonomike të shtetit e përbënte prona shtetërore. Shteti e drejtonte ekonominë me plan unik.Formalisht, Kushtetuta njihte edhe të drejtat e liritë e shtetasve. Me miratimin e saj, AK-ja e mbylli misionin dhe u shndërrua në Kuvend Popullor (parlament), organi më i lartë përfaqësues i shtetit. Më 24 mars 1946, Kuvendi Popullor votëbesoi qeverinë e kryeministrit E. Hoxha dhe programin e saj. Programi shpalli si objektiv afatgjatë orientimin socialist të vendit. Kjo qeveri qëndroi në pushtet deri në vitin 1954, kur u zëvendësua me atë të Mehmet Shehut, kurse vendin e kryetarit të Presidiumit e zuri Haxhi Lleshi. Gjatë qeverisjes së M. Shehut, shteti komunist shënoi kulmin e lulëzimit, duke konsoliduar institucionet e veta diktatoriale. Ndërkohë, Enver Hoxha mbajti postin e udhëheqësit të PPSh-së. Shpesh në publik politika zyrtare e prezantonte si udhëheqësi i madh i partisë e i popullit dhe kjo forcoi kultin e individit.Tranzicioni socialist në ekonomiNë mbarim të Luftës II Botërore, vendi ynë po përjetonte një krizë të thellë: jeta ekonomike ishte paralizuar, populli kërcënohej nga uria. Qeveria konsideroi si detyrë emergjente rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. Ky proces përfshiu gjithë shtresat punonjëse mbi bazën e punës vullnetare. Vendi u shndërrua në një kantier pune. Shkallë-shkallë u vunë në shfrytëzim burimet vajgurore, kantieret e ndërtimit etj. Ndërkohë filloi riparimi i shtëpive, urave, objekteve industriale etj. Një rol të madh në rindërtim dha gjithashtu UNRRA, nga e cila Shqipëria përfitoi 32 milionë dollarë ndihma falas.Në përputhje me programin socialist të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSh) për eliminimin e pronës private, qeveria e E. Hoxhës hartoi një kuadër të plotë ligjor për të vënë nën kontroll shoqëritë sipërmarrëse. Qeveria vendosi monopol mbi Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Omer Nishani,Koçi Xoxe etj. Kutitë në një qendër votimiFjalorPresidiumi i Kuvendit Popullor – organ kolegjial me atributet e kryetarit të shtetit (presidentit).UNRRA – Administrata e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe rimëkëmbje.23163

