Page 166 - Demo
P. 166


                                    tregtinë e jashtme dhe në tregun e drithërave. Po ashtu i shtetëzoi pa shpërblim mjetet private të transportit; i detyroi pronarët të deklaronin mallrat e tyre për nevojat e tregut. Për tregtarët e mëdhenj vendosi një tatim të jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës, për zbatimin e të cilit u përdorën mjete shtrënguese dhe represive. Të ardhurat nga ky tatim ishin sa gjysma e buxhetit të vitit 1945-1946. Në fshat, qeveria zbatoi Reformën Agrare. Me anën e saj shpronësoi pa shpërblim çifligarët, entet fetare dhe fermerët e mëdhenj. Nga Reforma përfituan tokë afro 70 mijë familje të varfra fshatare. Një pjesë e tokës u përdor për krijimin e sektorit shtetëror. Reforma Agrare nuk dha efektet e pritshme në bujqësi, sepse fill pas saj nisi procesi i kolektivizimit socialist.Personazh historikEnver Hoxha, që konsiderohej si udhëheqësi absolut dhe i përjetshëm (Sekretar i Parë i Komitetit Qendror) i PPSh-së, ushtroi dhe funksione të tjera shtetërore: Kryeministër, Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Jashtëm (1945-1954), deputet, Komandant i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Frontit Demokratik (1945-1985). Hoxha luajti rolin kryesor në krijimin e variantit shqiptar të modelit socialist administrativo-komandues stalinist. Ai ka përgjegjësi historike për deformimet ekonomike, ritmet e ulëta të zhvillimit, eliminimin e pronës private, luftën e klasave, izolimin e vendit etj. Zbuloni dallimet kryesore ndërmjet shtetit komunist, diktatorial dhe atij demokratik.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:ekonomi e centralizuar lufta e klasave Republikë Popullorepunë vullnetare Reformë Agrare tatim i jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës Histori përmes arsyetimit Shpjegoni skematikisht hapat ligjorë dhe institucionalë për vendosjen e pushtetit popullor: Shteti shqiptar i dalë nga lufta ishte shumë i dobët dhe me burime të pakta financiare. A mund të identifikoni një prej rrugëve të përdorura për tejkalimin e këtij problemi?Histori përmes analizës Identifikoni disa prej figurave kyçe të regjimit dhe shtetit komunist. Evidentoni disa shprehje të dhunës shtetërore në vitet e para të pasluftës. Analizoni parimet kryesore të alternativës socialiste. Argumentoni karakterin totalitar të programit të Partisë Komuniste për zhvillimin e Shqipërisë pas luftës. Shpjegoni masat emergjente të marra nga qeveria për kapërcimin e gjendjes së vështirë në vitet e para të pasluftës. Krahasoni Reformën Agrare të A. Zogut me atë të vitit 1946. Shpjegoni përmbajtjen e Kushtetutës, duke dalluar elementet reale nga ato thjesht formale të saj.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveInstitucioni Akti ligjorProcesi4 Puna vullnetare për rindërtimin e vendit Rinia në aksion vullnetar 5164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170