Page 167 - Demo
P. 167


                                    Tematika VIVeprimtaria e grupeve antikomunisteReformat socialiste dëmtuan rëndë pozitat ekonomike e politike të shtresave të pasura dhe antikomuniste. Konfliktin politik me këto forca, të nisur që gjatë luftës, PK-ja tashmë e vazhdoi në formën e luftës së klasave. Kjo luftë goditi dy kategori të shoqërisë shqiptare: ata që dolën kundër rrugës e udhëheqjes komuniste dhe ata që i kundërshtuan reformat, sepse u prekën prej tyre. Këta elementë u panë me sy dyshues nga regjimi komunist si armiq të mundshëm të tij. Për të shpëtuar nga goditjet politike të regjimit, një pjesë e këtyre forcave emigroi jashtë, në Itali, Gjermani e gjetkë. Pjesa tjetër u shpërnda në zonat Veriore e Verilindore të Shqipërisë, nga ku nisi përgatitjet për organizimin e qëndresës antikomuniste. Qëllimi i tyre ishte që të përgatitnin kushtet për përmbysjen e regjimit. Për të arritur qëllimin, ato shpresonin shumë edhe te një zbarkim i mundshëm i trupave anglo-amerikane.Por, qeveria kundërveproi me shpejtësi ndaj kundërshtarëve. Në pranverë-verë të vitit 1945, ajo arrestoi një pjesë të madhe të forcave e grupeve kundërshtare. Shumë prej tyre i dënoi si kriminelë lufte dhe bashkëpunëtorë të fashizmit. Të tjerë, të cilësuar të dyshimtë, i ndëshkoi si antikomunistë. Pati dhe një kategori të madhe qytetarësh që u dënuan me punë të detyruar. Ata u dërguan familjarisht në fronte pune shumë të vështira. Për familjet e pasura u përdor edhe metoda e konfiskimit të pasurisë.Qëndresa e armatosurPër të rrëzuar qeverinë e E. Hoxhës, krahas mjeteve politike, opozita antikomuniste ndërmori edhe veprime të armatosura. Në dhjetor 1944, Llesh Marashi, ish-ushtarak i lartë organizoi në Bajzë (Shkodër) një besëlidhje antikomuniste, në të cilën morën pjesë ish-funksionarë të regjimeve të kaluara, bajraktarë të Malësisë etj. Disa ditë më vonë, u thirr një kuvend i krahinave të Malësisë, ku u vendos organizimi i një kryengritjeje të armatosur kundër regjimit komunist.Kryengritja nisi më 22 janar 1945, me një sulm kundër qytetit të Koplikut, i cili ra përkohësisht në duart e kryengritësve. Por, njësitë speciale të ushtrisë të nisura nga Shkodra e rimorën Koplikun dhe kryengritja u shtyp brenda ditës. Marashi Tema 2 Opozita shqiptare kundër vendosjes së regjimit komunistGrmicëhistorikeGrupi i deputetëve, i emërtuar nga regjimi “Grupi i deputetëve tradhtarë”, krijoi në rrugë të ligjshme opozitën antikomuniste në Shqipëri. Ai përbëhej nga 13 deputetë nga 82 gjithsej që kishte Kuvendi Popullor. Grupi mori përsipër të dilte kundër orientimit politik të qeverisë dhe më pas të krijonte një parti socialiste. Krerët e grupit, Shefqet Beja, Riza Dani, Kolë Kuqali, Kozte Boshnjaku organizuan dhe mbështetën lëvizjen e armatosur antikomuniste. Në fillim të vitit 1947, deputetët e grupit u dënuan me akuzën për krijimin e organizatave tradhtare dhe akte terrorizmi kundër pushtetit popullor.Sheh Ibrahim Karbunara dhe deputeti i Durrësit, Shefqet Beja, gjatë gjyqit të vitit 19451165
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171