Page 168 - Demo
P. 168
u kap e u dënua me vdekje. Pas kësaj, ushtria asgjësoi edhe grupet e armatosura në rrethinat e Shkodrës. Për organizatorët e pjesëmarrësit e kryengritjes u dhanë ndëshkime të ashpra. Për këtë, në mars 1945, u hap në Tiranë një gjyq special për 60 persona, 17 nga të cilët morën dënime kapitale. Bashkë me ta u dënuan dhe mjaft elementë që kishin mbështetur kryengritjen. Disfata e Koplikut nuk e zbehu qëndresën antikomuniste. Një kontribut të rëndësishëm për forcimin e saj dha organizata Nacional Demokratike. Ajo u themelua nga disa deputetë të Frontit Demokratik, me qëllimin për të krijuar në rrugë legjitime institucionin e opozitës brenda Asamblesë Kushtetuese. Krerët e saj, Shefqet Beja, Riza Dani, organizuan një tjetër sulm për rrëzimin e qeverisë. Më 9 shtator 1946, afro 300-400 forca të komanduara nga Jup Kazazi u nisën nga Postriba drejt Shkodrës. Ushtria kundërveproi me ashpërsi dhe kryengritësit u tërhoqën pasi lanë disa të vrarë. Për organizatorët e revoltës dhe grupin e deputetëve opozitarë u dhanë dënime me vdekje ose dënime të rënda burgimi e internimi.Lufta politike brenda udhëheqjes së Partisë së PunësPolitika e dorës së fortë, e ndjekur nga PP-ja, shpesh hasi kundërshti dhe brenda udhëheqjes komuniste. Jo rrallë, komunistë të moderuar guxuan t’i kundërvihen krahut ekstremist të E. Hoxhës. I pari që ra viktimë e kësaj luftë ishte Sulejman Malëshova, duke qenë se nuk u pajtua me ritmet e larta të reformave për likuidimin e pronës private. Më pas, Tuk Jakova u dënua, sepse kërkoi që investimet e shtetit të përqendroheshin më shumë në industrinë e lehtë dhe ushqimore, dhe jo në industrinë e rëndë që ishte parësore në programin ekonomik të partisë. Pakënaqësia ndaj reformave socialiste u shtri deri në nivelin e komunistëve të thjeshtë. Në vitin 1956, organizata e partisë e kryeqytetit, e akuzoi udhëheqjen e PP-së për paaftësi, nepotizëm dhe mungesë demokracie në jetën e brendshme. Në këto akuza, intelektualët komunistë të Tiranës u nxitën edhe nga platforma kritike e Hrushovit për kultin e individit të Stalinit.Intensiteti i luftës për eliminimin e grupeve rivale në gjirin e udhëheqjes u forcua së tepërmi në vitet ‘60-‘70. Me akuzën e organizimit të grupeve armiqësore, u dënuan dhjetëra funksionarë të lartë të partisë, të shtetit, të ushtrisë, të ekonomisë, të kulturës etj. Të tillë ishin: Liri Belishova, Teme Sejko, Panajot Plaku, Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela, Abdyl Këllezi etj. Me këtë akuzë u burgosën ose u dërguan në kampe internimi edhe pjesëtarët apo të afërmit e familjeve të tyre.Fakte historikeFaza e sotme e zhvillimit […], kur ne po kalojmë nga kapitalizmi në socializëm, karakterizohet nga ashpërsimi i vazhdueshëm i luftës së klasave. Elementët kapitalistë […], të gjithë ata që përbëjnë klasat e mundura nga populli […] janë përpjekur dhe do të përpiqen derisa të zhduken si klasë, për ta dëmtuar pushtetin popullor […]. Armiqtë e klasës ëndërrojnë jetën e tyre të rehatshme, që kanë bërë dikur, kur ata ishin në fuqi dhe sundonin mbi popullin, ata tërbohen nga zemërimi dhe urrejtja. -3HEHUPJES¿NGAFJALAEBETIMITSI+RYEMINIST¿RKORRIKTre nga bashkëpunëtorët më të afërt të diktatorit Hoxha, të eliminuar si armiq të Partisë (M. Shehu, B. Balluku, K. Hazbiu)2 Jup Kazazi Ded Shabani 34166

