Page 169 - Demo
P. 169
Tematika VIHistori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:punë e detyruar konfiskim i pasurisë kryengritja e Postribëskult i individit emigrant politik Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”Histori përmes arsyetimitEvidentoni format e rezistencës ndaj regjimit komunist brenda dhe jashtë vendit dhe pikat e takimit mes tyre:Forcat antikomuniste vazhdimisht shpresonin në një faktor të jashtëm, që do të ndikonte fuqishëm në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri.Identifikoni këtë faktor dhe argumentoni arsyen e kësaj shprese të madhe.Histori përmes analizësRenditni:a) grupet dhe organizatat antikomuniste pas luftës;b) shtresat dhe kategoritë sociale të përfshira në opozitën antikomuniste.Evidentoni krahinat e Shqipërisë ku u përqendrua rezistenca antikomuniste në vitet e para të pasluftës.Identifikoni disa prej figurave kryesore udhëheqëse të rezistencës antikomuniste.Komentoni pasojat e luftës së klasave në radhët e popullsisë.Analizoni shkaqet e dështimit të kryengritjeve antikomuniste.Dalloni rivalitetin politik real nga ai imagjinar brenda udhëheqjes së PP-së dhe pasojat e tij.Analizoni aspektet pozitive dhe negative të përpjekjeve të emigracionit politik, për përmbysjen e komunizmit në Shqipëri.Kërkoni, mësoni dhe shkruani ese rreth jetës së Musine Kokalarit dhe Pjetër Arbnorit, si kundërshtarë të regjimit.Kontrolli i njohuriveFjalorNepotizëm – përkrahje CHCXQTK\\KOKHCTGſUKVKmiqve etj.Emigrantë politikë – qytetarë të larguar nga vendi për çështje politike.brenda Shqipërisë_____________________________________________________________________Emigracioni politikNë qëndresën antikomuniste u përfshi edhe emigracioni politik, në të cilin bënin pjesë kundërshtarë të regjimit, politikanë e zyrtarë të administratës fashiste etj. Procesi i riorganizimit të tyre u bë kryesisht në kuadrin e partive antikomuniste, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Në fund të vitit 1945, Balli Kombëtar miratoi programin politik me objektiv kryesor luftën kundër komunizmit. Në vitin 1946, u krijua Blloku Kombëtar Indipendent, me Ernest Koliqin në krye. Nga viti 1948, lindi nevoja e bashkimit politik të këtyre grupeve, gjë që u realizua me nxitjen e anglo-amerikanëve. Me nismën e Mit’hat Frashërit, në gusht 1949, u krijua Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, me qendër në Londër. Ai u angazhua në operacionet e Fuqive Perëndimore (1949-1953) për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha komuniste. Por edhe këto operacione dështuan. Tashmë regjimi komunist ushtronte kontroll të fortë në jetën e vendit.jashtë Shqipërisë_____________________________________________________________________Intervistoni (personalisht ose në grup) ose ftoni në klasë një kundërshtar të dënuar të regjimit, për të mësuar rreth vuajtjeve e torturave të tyre.Punë praktike167

