Page 170 - Demo
P. 170
Shtetëzimet socialisteNë zbatim të modelit socialist në ekonomi, partia-shtet ndërmori një sërë reformash për eliminimin e pronës private dhe centralizimin shtetëror të ekonomisë. Si hap i parë për krijimin e pronës shoqërore shërbeu reforma e shtetëzimeve socialiste në industri.Në fillim, shteti komunist goditi pronën e huaj kapitaliste. Me ligj të posaçëm (janar 1945), qeveria vendosi konfiskimin e pasurive të shteteve e të shtetasve italianë e gjermanë. Konfiskimi nënkuptonte edhe një akt fajësimi për pushtimin fashist të vendit. Në bazë të ligjit u shtetëzuan të gjitha ndërmarrjet e huaja, industriale, bujqësore, bankare etj. Në fillim të vitit 1946, vala e shtetëzimeve socialiste u shtri mbi kapitalin vendas. Sipas udhëheqjes së PP-së, mbijetesa dhe epërsia e ekonomisë socialiste varej vetëm nga forcimi i pronës shtetërore. Në këtë kontekst, ajo goditi prirjet e Sejfulla Malëshovës, për një politikë të moderuar të pronës private dhe përcaktoi masa radikale për likuidimin e pronës private në industri. Brenda dy vjetëve, me vendime të posaçme, qeveria eliminoi pronën e mesme e të madhe private në industri. Në vitin 1947, shteti komunist zotëronte afro 89% të prodhimit industrial të vendit. Mbetën pa u shtetëzuar pronarët e vegjël zejtarë, të cilët më pas u bashkuan në kooperativa zejtare. Procesin e shtetëzimeve, shteti e bazoi mbi tri kritere që i siguruan fitoren mbi kapitalin privat: shpronësim pa shpërblim, me forcë dhe me ritme të shpejta.Tema 3 Ekonomia socialiste dhe tiparet e sajGrmicëhistorike“Planifikimi ishte thellësisht i centralizuar dhe ekonomia rreptësisht e kontrolluar. Çdo dyqan, fabrikë, kooperativë, bankë dhe profesion ishte pronë e shtetit. Çdo mjek, avokat, mësues dhe artist, ashtu sikurse çdo kasap, bukëpjekës, zgjidhej, përgatitej dhe punësohej nga shteti, si dhe duhet të jepte llogari para tij. Pagat e tyre caktoheshin nga shteti. Të gjitha të ardhurat e punës së tyre i kalonin shtetit.” “Shqiptarët”, Edvin Zhak1 Gra kooperativiste168

