Page 171 - Demo
P. 171


                                    Tematika VIKursi i industrializimit socialistTipari më dallues i ekonomisë socialiste ishte planifikimi shtetëror. Sipas udhëheqjes komuniste, plani shmangte krizat ciklike të ekonomisë së tregut. Për hartimin e planeve u ngrit një institucion i posaçëm, Komisioni i Planit të Shtetit. Direktivat e planit i miratonte partia, ndërsa zbatimin e tyre e ndiqte qeveria. Nga viti 1950-1990, u zbatuan gjithsej tetë plane pesëvjeçare. Plani shtetëror përcaktonte raportet e investimeve midis degëve të ekonomisë. Përparësi kryesore për çdo plan mbeti industrializimi socialist. Por për kushtet e vendit tonë, procesi i industrializimit krijonte kosto të lartë financiare për degët e tjera të ekonomisë, sidomos për bujqësinë. Edhe pse politika industriale nuk mbështetej në përvojën dhe kushtet konkrete të vendit, PPSh-ja hodhi poshtë dhe dënoi çdo pikëpamje që binte ndesh me programin e saj. Qeveria e vazhdoi pa lëkundje kursin e industrializimit. Me masa të sforcuara nga shteti dhe me kredi të marra nga Bashkimi Sovjetik e Kina u bë i mundur ndërtimi i disa veprave të rëndësishme si: Kombinati Metalurgjik në Elbasan, HEC-i i Fierzës dhe i Komanit, Uzina e Naftës në Ballsh etj. Vëmendje iu kushtua sidomos industrisë elektrike, gjë që bëri të mundur elektrifikimin e plotë të vendit, më 1970.Likuidimi i pronës private në fshatPas përfundimit të Reformës Agrare, shteti komunist filloi kolektivizimin e bujqësisë, me arsyetimin se, prona e vogël private lindte çdo orë kapitalizmin, prandaj duhej likuiduar.Procesi i kolektivizimit nisi nga fundi i vitit 1946, me ngritjen e kooperativës së Krutjes (Lushnjë). Në fillim, ai ndoqi modelin jugosllav, sipas të cilit shpërblimi i fshatarit bazohej më shumë te prona kolektive sesa te puna. Pas prishjes me Jugosllavinë, ky proces u bazua në modelin sovjetik të kolkozeve. Në bazë të tij, shpërblimi i fshatarit kooperativist bëhej jo sipas sasisë dhe cilësisë së tokës së kolektivizuar, por si punëtor mëditës.Kolektivizimi socialist ndeshi shumë vështirësi. Fshatarët ishin shumë të lidhur me tokën dhe pronën private, prandaj PP-ja deklaroi se kolektivizimi do të bazohej në metodën e bindjes e të përqafimit vullnetar. Në realitet, në ngritjen e kooperativave mbizotëroi rruga e presionit politik, e detyrimit dhe e dhunës mbi fshatarësinë. Deri rreth vitit 1957, kolektivizimi përjetoi një periudhë krize. Ai u shoqërua me largime masive të fshatarëve nga kooperativat, me shkelje statuti të tyre, me dëmtime të pronës kolektive, madje u shpërbënë edhe një numër kooperativash. Fshatarësia hezitonte në masë të anëtarësohej në kooperativë. Përballë këtij presioni, udhëheqja komuniste forcoi luftën e klasave dhe zbatoi metoda të ashpra në luftën kundër kulakëve. Kjo luftë cenoi rëndë solidaritetin ndërmjet familjeve fshatare. Centralizimi i skajshëm i ekonomisëQë ekonomia socialiste të konsolidohej si sistem i vetëm, kërkohej centralizimi i skajshëm i pronës. Për këtë arsye, lindi problemi i shndërrimit të pronës kolektive zejtare në pronë shtetërore. Në janar 1969 u vendos kthimi i kooperativa zejtare në ndërmarrje shtetërore. Me këtë vendim u mbyll procesi i shndërrimit të pronës private në qytet, në pronë shtetërore. Fakte historikeKooperativa bujqësore ishte ekonomi kolektive me cikël të mbyllur, e krijuar nga bashkimi i tokave dhe i mjeteve private të prodhimit, ku të ardhurat ndaheshin sipas punës. Nuk lindi si kërkesë e realitet ekonomik të fshatit, por si produkt i politikës agrare të PPSh-së. Jeta në kooperativa i nënshtrohej një disipline të rreptë gati ushtarake. Fshatarët ishin të organizuar në brigada e skuadra pune, grumbulloheshin në mëngjes me sinjal alarmi, shkonin në arë me rreshtim ushtarak e këngë marshi dhe punonin me norma kolektive.2 Propaganda kolektiviste169
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175