Page 172 - Demo
P. 172


                                    Në procesin e kolektivizimit socialist të fshatit u shfaqën edhe më shumë probleme sesa në qytet. Shtrirja e tij në zonat malore, ku psikologjia e pronës private ishte e fortë, e rriti zemërimin e fshatarësisë. Edhe pse nuk ekzistonin kushte, me këmbënguljen e shtetit, në mars 1967, përfundoi kolektivizimi i bujqësisë. Prona kolektive zinte 98% të sipërfaqes së tokës. Pas këtij akti, nisi procesi i bashkimit të kooperativave, që u konsiderua si një hap drejt ndërmarrjeve shtetërore. Pjesë e masave për centralizimin e pronës u bënë dhe kooperativat e tipit të lartë.Në kuadër të strategjisë për eliminimin e pronës private, shteti ndërmori dhe aktin e fundit, kolektivizoi edhe oborrin kooperativist të fshatarësisë. Për rrjedhojë, niveli i të ardhurave për familjet fshatare ra deri në 40%. Fshatarësia e refuzoi atë, sepse nuk ekzistonin kushtet për mbarështimin e tufave kolektive. Në shenjë proteste, fshatarët dëmtuan në masë bagëtitë. Sipas të dhënave, numri i krerëve të dëmtuar e kaloi atë të Luftës së Dytë botërore.Fjalor2NCPKſMKOUQEKCNKUVŌ metodë ekonomike zhvillimi, që i kundërvihet konkurrencës së lirë.Kolektivizim socialist – procesi i shndërrimit të pronës fshatare në pronë socialiste.Oborri kooperativist – ngastër e vogël toke në zotërim të fshatarit për plotësimin e nevojave vetjake me produkte bujqësore e blegtorale.Kulak – fshatar që kishte shumë tokë dhe konsiderohej armik.Krahasoni ndryshimet midis ekonomisë socialiste dhe ekonomisë së tregut të lirë.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:centralizim shtetëror i ekonomisë plane pesëvjeçare kulakKomisioni i Planit të Shtetit kolektivizim i bujqësisë kooperativë bujqësoreHistoria përmes arsyetimit:Renditni reformat që çuan në zhdukjen e pronës private.Procesi i industrializimit të shpejtë kërkon shumë fonde për t’u realizuar.Analizoni burimet e financimit të këtij procesi në Shqipërinë komuniste.Histori përmes analizësRenditni disa prej veprave të ndërtuara në Shqipëri gjatë regjimit komunist.Përshkruani pasojat e procesit të kolektivizimit.Evidentoni tregues të centralizimit të skajshëm të ekonomisë në Shqipërinë komuniste.Krahasoni:a) reformë agrare – kolektivizim;b) shtetëzim – konfiskim.Analizoni rezultatet e kursit të industrializimit dhe të kolektivizimit.Kooperativa e parë bujqësore u krijua në 1946, ndërkohë që kolektivizimi përfundoi në vitin 1967.Argumentoni arsyet e kohëzgjatjes së konsiderueshme të këtij procesi.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurivenë fshat____________________________________________________________________________________________në qytet____________________________________________________________________________________________170
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176