Page 173 - Demo
P. 173
Tematika VIGrmicëhistorikeNgritja e nivelit arsimor të popullsisëFill pas çlirimit, problem kryesor në fushën e arsimit ishte analfabetizmi, si një plagë që përfshinte 80% të popullsisë. Për eliminimin e tij u hapën kurse kundër analfabetizmit, me ose pa shkëputje nga puna. Në vitin 1955, lufta kundër analfabetizmit u cilësua e përfunduar.Në gusht 1946 doli ligji për Reformën Arsimore, që shpalli karakterin laik, shtetëror dhe unik të arsimit. Sipas ligjit, arsimi fillor u bë i detyruar. Në vitet ‘50, arsimimi i popullsisë shënoi hapa para. Rol luajti edhe ligji mbi arsimin 7-vjeçar të detyruar. Edhe arsimi i mesëm i përgjithshëm njohu progres, sidomos në qytet. Në përputhje me nevojat e ekonomisë, u rrit arsimi tekniko-profesional. Të gjitha këto bënë që në vitin 1960, 1/3 e popullsisë të ishte në shkollë. Zhvillimi i arsimit u shoqërua me ngritjen e nivelit të mësimdhënies. Organet arsimore hartuan programe, tekste e metodika të reja mësimore, të përshtatura sipas pedagogjisë sovjetike. Ato kishin si objektiv edukimin komunist të brezit të ri, si dhe lidhjen e shkollës me praktikën dhe prodhimin. Si pjesë e lëvizjeve ideologjike të viteve ‘60, qeveria shpalli reformën e re arsimore, e cila theksoi përmbajtjen klasore të shkollës. Ajo politizoi planet, programet dhe lëndët mësimore. Sistemi arsimor përshkohej nga boshti ideologjik dhe përbëhej nga tre përbërës: mësim – punë prodhuese – edukim fizik e ushtarak.Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencorPër herë të parë në Shqipëri lindi dhe sistemi i arsimit të lartë. Mbi bazën e institutit të lartë Pedagogjik, Bujqësor, Juridik, Politeknik e Ekonomik, në vitin 1957 u themelua Universiteti Shtetëror i Tiranës. Kjo ishte ngjarja më e madhe në lëmin e arsimit e të kulturës shqiptare. Universiteti krijoi kushtet për përgatitjen e specialistëve të lartë për plotësimin e nevojave të ekonomisë e Tema 4 Arsimi, kultura, shkenca, artet gjatë viteve 1945-1990“Gjatë epokës 40-vjeçare të Hoxhës, analfabetizmi u zhduk plotësisht. Shqipëria kishte arritur të nxirrte një numër të madh kuadrosh teknikë, të cilët ishin në gjendje të drejtonin çdo aspekt të jetës... Në vitin 1965, kishte 56000 specialistë të lartë. Gratë përbënin 47% të numrit të studentëve dhe mbi 32% të specialistëve të lartë. Ishte mahnitës fakti që 1/3 e popullsisë shqiptare ishte e angazhuar në njërin apo tjetrin cikël shkollor. Ky sistem i gjerë arsimor u sigurohej studentëve falas nga shteti.” “Shqiptarët”, Edvin ZhakUniversiteti i Tiranës, themeluar në vitin 19571171

