Page 174 - Demo
P. 174


                                    Paralel me të mori zhvillim dhe kërkimi shkencor. Ai u përqendrua rreth Institutit të Shkencave (1949), i përbërë nga tri seksione, ai i Historisë, i Gjuhës dhe i Letërsisë. Në vitet ‘60 u shënuan arritjet e para studimore. Në fushën e shkencave shoqërore, rëndësi pati botimi i tekstit Historia e Shqipërisë dhe Historia e letërsisë shqipe. Një tjetër arritje e madhe ishte njësimi i gjuhës letrare shqipe. Gjithashtu, u ndërmorën studime serioze për shumë probleme të albanologjisë. Në fushën e shkencave teknike u hartuan projekte për hidrocentralet në lumin Mat, Drin etj., si dhe u përpilua harta gjeologjike dhe u zbuluan shtresa të reja minerare të dobishme.Ngjarja më e rëndësishme në fushën e kërkimit shkencor ishte krijimi i Akademisë së Shkencave (tetor 1972). Ky institucion kishte si detyrë të orientonte tematikën e punës shkencore, në funksion të zhvillimit të ekonomisë e të kulturës së vendit. Letërsia dhe artetMe mbarimin e luftës, u morën masa edhe për gjallërimin e jetës kulturore. Në qytete u krijuan disa trupa artistike dhe u çelën shkolla artistike. Po ashtu, u ngritën shtëpi kulture që organizonin shfaqje teatrale e veprimtari muzikore. Jetës kulturore i dha gjallëri shtypi, bibliotekat, kinematë, teatrot etj. Për të nxitur zhvillimin e letërsisë, në vitin 1945 u formua Lidhja e Shkrimtarëve. Në përmbushjen e këtij misioni, Lidhja ndeshi me një klimë politike të pafavorshme. Me porosi të partisë, shkrimtarët u detyruan të lëvronin tema aktuale, kryesisht nga Lufta antifashiste nacionalçlirimtare. Duke filluar nga gjysma e dytë e viteve ‘50, letërsia njohu zhvillime të vrullshme. U shkruan vepra letrare nga shkrimtarët S. Spasse, Dh. Shuteriqi, F. Gjata, A. Abdihoxha, Ll. Siliqi. Më pas u afirmua një brez i ri shkrimtarësh të talentuar, si I. Kadare, D. Agolli, M. Camaj etj. Arritje cilësore shënuan arti skenik dhe ai figurativ, sidomos skulptura; muzika, sidomos simfonia; kinematografia, koreografia dhe baleti.Fakte historikeKrijimi i Universitetit të Tiranës, shënon ngjarjen më të madhe në historinë e zhvillimit të arsimit e të mendimit pedagogjik shqiptar. Siç shprehej prof. Aleksandër Xhuvani, ai përmbushi vizionin e mendimtarit të shquar Sami Frashëri për një gjithëmësonjëtore në Shqipëri. Pikësynimi kryesor i tij ishte zhvillimi shkencor, intelektual dhe profesional i vendit. Në vitin 1987, Universiteti numëronte 1000 pedagogë, 12500 studentë dhe përgatiste specialistë të lartë në 48 fusha. Por mendimi letrar dhe ai krijues hasi shumë pengesa. Ato vinin nga metoda e realizmit socialist, censura, ndëshkimi i shkrimtarëve modernistë etj. Regjimi i dha përparësi kërkesës për letërsi dhe art të partishëm. Sipas tij, shkrimtarët e artistët duhet të ishin ndihmës të partisë në edukimin e masave. 2 Kinostudioja “Shqipëria e Re” 3 Spiro Kristo, 1966 (Fëmijët) Akademia e Arteve 4172
                                
   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178