Page 175 - Demo
P. 175


                                    Tematika VIKrahasoni arritjet në fushën arsimore mes vitit 1946 me ato të viteve ‘60.Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: analfabetizëm arsim laik realizmi socialist censurë Lidhja e Shkrimtarëve njësimi i gjuhës shqipeHistori përmes arsyetimit Evidentoni disa arritje e pengesa në zhvillimin e letërsisë dhe arteve. Popullsia e zonës së Myzeqesë vuante masivisht nga probleme shëndetësore, sidomos nga sëmundja e malaries. Identifikoni disa masa që i hapën rrugë luftimit deri në zhdukje të kësaj sëmundjeje.Histori përmes analizës Identifikoni masën e parë emergjente të marrë në fushën e arsimit menjëherë pas luftës. Evidentoni disa prej arritjeve kryesore në fushën e kërkimit shkencor. Shpjegoni parimin mbi bazën e të cilit ofrohej shërbimi shëndetësor. Vini në dukje disa prej veprave të njohura artistike të krijuara pas vitit 1944. Analizoni politikat arsimore të shtetit për masivizimin e arsimit.  Argumentoni shkaqet e zhvillimit demografik të vendit.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveShërbimi shëndetësorMbi bazën e një punë graduale, në vendin tonë u ngritën dhe u kompletuan edhe institucionet shëndetësore, si ambulanca, spitale, qendra të kujdesit të nënës e fëmijës. Këto institucione ofronin shërbim dhe mjekim falas. Me ligje të posaçme dhe favore nga shteti u nxit rritja e lindshmërisë së fëmijëve. Gratë shtatzëna përfitonin 5 muaj leje lindjeje. Shteti ndalonte punën e fëmijëve. Në vitet e para të pasluftës, detyrë emergjente ishte lufta kundër tuberkulozit e malaries, që kishin prekur mbi 60% të popullsisë. Për luftimin e saj u ngritën qendra diagnostikimi në zonat më të prekura, si dhe filloi puna për tharjen e kënetave e moçaleve, që shërbenin si epiqendra infeksioni. Ndërkohë u zhdukën disa sëmundje shfarosëse si sifilizi, malaria etj. Një kujdes i posaçëm iu kushtua edhe sistemit të sigurimit në punë. Këto masa bënë që numri i popullsisë në Shqipëri të trefishohej.Arritje_____________________________________________________________________Pengesa_____________________________________________________________________Konsultore e grave dhe e fëmijëve5173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179