Page 176 - Demo
P. 176


                                    Të drejtat ndërkombëtare të Shqipërisë si shtet fitues (i Luftës)Fuqitë e Mëdha nuk mbajtën një qëndrim të vetëm ndaj regjimit komunist në Shqipëri. BS-ja dhe vendet aleate e njohën qeverinë e E. Hoxhës. Të njëjtën gjë bëri dhe Franca. ShBA-ja dhe Anglia e kushtëzuan njohjen me zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Por marrëdhëniet me këto dy Fuqi u përkeqësuan më tej me incidentin e Korfuzit. Më 22 tetor 1946, dy luftanije angleze që lundronin në ujërat e bregdetit tonë, ndeshën në mina nënujore. Nga shpërthimi i tyre u vranë 44 detarë. Për këtë ngjarje u akuzua qeveria shqiptare me pretendimin se kishte dijeni për to. Nga ky çast, ShBA-ja dhe Anglia hoqën dorë nga njohja, duke tërhequr dhe misionet e tyre diplomatike nga Shqipëria.Në korrik 1946 u thirr në Paris, Konferenca e Paqes për nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Italinë. Shqipëria, si fituese e luftës mori pjesë në Konferencë, por jo me të drejta të barabarta si shtetet e tjera. Me këmbënguljen e qeverisë shqiptare u vendos që Italia t’i paguante Shqipërisë, dëmshpërblime në masën 5 milionë dollarë. Kërkesa për anëtarësim të Shqipërisë në OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara) u pranua vetëm pas 10 vjetësh. Më 20 shtator 1955, Asambleja e Përgjithshme vendosi pranimin e saj në OKB. Anëtarësimi në OKB pati rëndësi të madhe, sepse krijoi mundësi që Shqipëria të shprehte mendimin e vet për problemet ndërkombëtare. Integrimi në Bllokun LindorNë politikën e jashtme, qeveria komuniste u dha përparësi marrëdhënieve me Bllokun Lindor. Në këtë kuadër u forcua bashkëpunimi me Jugosllavinë. Konventa Ekonomike, e nënshkruar nga të dyja palët (nëntor 1946), parashikonte koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe njësimin e monedhës. Konventa krijoi kushte për nënshtrimin ekonomik e politik të Shqipërisë dhe shndërrimin e saj në republikë jugosllave. Por konflikti sovjeto-jugosllav u bë shkak që edhe Shqipëria të shkëputej nga varësia jugosllave. Pas vitit 1948, Shqipëria vendosi marrëdhënie partneriteti me vendet e Bllokut Lindor. Me këto vende, ajo nënshkroi disa marrëveshje në kuadër të Këshillit të Ndihmës Ekonomike e Reciproke (KNER). Nga këto marrëveshje, Shqipëria përfitoi ndihma në kredi, në shumën mbi 900 milionë rubla. Rreth 60% e tyre ishin kredi sovjetike. Me këto ndihma, ajo përballoi nevojat për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe ndërtimin e infrastrukturës në vend.Tema 5 Marrëdhëniet ndërkombëtare të ShqipërisëGrmicëhistorikeRegjimi komunist, edhe pse siguroi marrëdhënie të shumta me botën e jashtme, shënoi edhe përvoja negative, sepse interesin kombëtar e vuri në shërbim të interesit ideologjik të PP-së. Me integrimin e vendit në Lindje, ai ndërpreu rrjedhën normale të shtet-ndërtimit demokratik dhe komunikimin me Perëndimin. Mospajtimet ideologjike i përdori si pretekst për prapambetjen dhe dështimet e rrugës socialiste. Kurse mbështetjen sa në një fuqi te tjetra e përdori për të krijuar një situatë frike, rreth një sulmi të mundshëm armiqësor nga jashtë. Në emër të socializmit të vërtetë mbylli kufijtë e vendit dhe e izoloi atë nga bota e qytetëruar.1 E. Hoxha dhe J. B. Tito174
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180