Page 177 - Demo
P. 177


                                    Tematika VINë vitin 1955, Shqipëria u bë anëtare e Traktatit të Varshavës. Ky Traktat u krijua si një aleancë politiko-ushtarake mbrojtëse. Në të vërtetë, ai shërbeu si instrument kontrolli sovjetik ndaj vendeve të tjera. Në kuadër të tij, në Vlorë u ndërtua një bazë ushtarake detare. Shkëputja nga Lindja dhe izolimi nga PerëndimiNë mesin e viteve ‘50, udhëheqja e re sovjetike e Hrushovit kritikoi rrugën e ndjekur nga Stalini, por PPSh-ja nuk u pajtua me këto kritika. Në mbledhjen e partive komuniste në Moskë, më 1960, ajo e akuzoi Hrushovin për tradhti ndaj marksizmit.Ky qëndrim u bë shkak për prishjen e marrëdhënieve me BS-në. Qeveria sovjetike ndërpreu ndihmat ekonomike, kreditë dhe marrëdhëniet diplomatike. Në të njëjtën mënyrë vepruan edhe vendet e tjera komuniste. Me pushtimin e Çekosllovakisë (1968) nga ana e BS-së, Tirana denoncoi edhe Traktatin e Varshavës dhe doli prej tij. Ky vendim nxiti qeverinë amerikane të dërgonte e para mesazhe afrimi. Qeveria e Tiranës e refuzoi me mendimin se ShBA-ja simbolizonte armikun e lirisë e të paqes botërore. Ndërsa Londra propozoi bisedime për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Këtë propozim, Tirana e kushtëzoi me kthimin e arit monetar të bllokuar pas incidentit të Korfuzit.Franca e shfrytëzoi praninë diplomatike në Shqipëri, për të ngritur nivelin e marrëdhënieve në rang ambasade. Edhe Italia shfaqi dëshirën për afrim me Shqipërinë. Por qeveria shqiptare, duke sjellë në vëmendje të kaluarën historike pranoi bisedime vetëm për shkëmbime tregtare. Në këtë nivel mbetën edhe marrëdhëniet me Gjermaninë Federale, sepse pala shqiptare kërkonte zgjidhje për çështjen e dëmshpërblimeve të Luftës II Botërore.Marrëdhëniet shqiptaro-kinezePrishja e marrëdhënieve me BS-në e vendet e tjera socialiste krijoi një situatë tejet të vështirë ekonomike. Për përballimin e saj, qeveria shqiptare iu drejtua qeverisë kineze, e cila mori përsipër të ndihmonte me pajisje teknike, me specialistë dhe me kredi.Pas vizitës së kryeministrit kinez në Shqipëri (janar 1964), Kina u bë partneri kryesor ekonomik e tregtar i Shqipërisë. Në fillim të viteve ‘70, kur Kina nisi kursin e afrimit politik me ShBA-në, udhëheqja shqiptare shfaqi pakënaqësitë e saj. Veç kësaj, udhëheqësi E. Hoxha sulmoi ashpër disa qëndrime e teza teorike të udhëheqësve kinezë. Këto sulme patën një kosto të rëndë ekonomike për vendin. Në korrik 1978, qeveria kineze njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, duke e lënë të izoluar tërësisht nga bota. Për këtë akt të skajshëm, ajo ngarkoi me përgjegjësi të plotë palën shqiptare. Përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve rajonaleShkëputja nga blloku komunist, nxiti vendet fqinje të lëviznin drejt Tiranës. Marrëdhëniet me Jugosllavinë, me gjithë luhatjet që patën në vitin 1954, u ngritën në nivel ambasade. Njëfarë progresi u ndie edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare. Gjithsesi, Tirana, nuk hoqi dorë nga akuzat ideologjike kundër Titos. Ajo vazhdoi Fakte historike“Ndihma e të huajit ka qenë ILKVJOQPÅOLCHVGMWſ\\WCTŗQoftë ndihma që na kanë dhënët titistët, qoftë ajo e revizionistëve sovjetikë, apo e Kinës së Mao Ce Dunit ishte armiqësore, skllavëruese, që synonte ta kthente Shqipërinë në një bisht. Prandaj ne ua çorëm maskën dhe ua thamë troç, Shqipëria socialiste, PP-ja nuk shiten për tri lecka as për tri rubla, tre dinarë, apo tre juan, ashtu sikurse nuk u shitën për tri lecka bamirësie tek imperialistët anglo-amerikanë, për sterlinat e dollarët e tyre.” %(OXHAN¿NTORN. Hrushovi, E. Hoxha, M. Shehu, H. Lleshi2175
                                
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181