Page 178 - Demo
P. 178
të denonconte politikën shkombëtarizuese në Kosovë dhe prapambetjen ekonomike të saj. Pas vitit 1968, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u ndikuan edhe nga lëvizja e shqiptarëve të Kosovës për autonomi politike, ekonomike e sociale, për përdorimin e simboleve kombëtare dhe për shkëmbime arsimore e kulturore me Tiranën. Edhe marrëdhëniet me Greqinë, ndonëse shfaqën shenja përmirësimi, nuk dolën jashtë paragjykimeve të së kaluarës. Disa nisma të Tiranës për mirëkuptim, Athina i refuzoi me “ligjin e gjendjes së luftës”. Kjo situatë vazhdoi deri më 6 maj 1971, kur dy qeveritë shpallën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në rang ambasade. Pas kësaj kontaktet midis dy vendeve u shpeshtuan.FjalorBllokadë – një varg masash e veprimesh që zbaton një shtet kundrejt një shteti kundërshtar për t’ia prerë lidhjet politike, ekonomike etj., me vendet e tjera, me qëllim që ta vetmojë, ta dëmtojë e ta detyrojë t’u nënshtrohet synimeve të tij politike.Argumentoni nëse ka pasur arritje në politikën e jashtme të shtetit shqiptar në periudhën e pasluftës.Histori përmes termave dhe emraveShpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm:Incidenti i Kanalit të Korfuzit Konventa Ekonomike njohja e qeverisë shqiptareKNER konflikti sovjeto-jugosllav marrëdhënie diplomatikeHistori përmes arsyetimitPërshkruani aleancat ndërkombëtare të Shqipërisë, sipas periudhave të mëposhtme:Me siguri keni dëgjuar mbi “ligjin e gjendjes së luftës” mes Shqipërisë dhe Greqisë.Çfarë mendoni për ndikimin që ushtron ai në marrëdhëniet mes dy vendeve deri në ditët e sotme?Histori përmes analizësVini në dukje elementet kryesore të Konventës Ekonomike shqiptaro-jugosllave dhe shpjegoni karakterin diskriminues të saj ndaj palës shqiptare. Evidentoni arsyet e mosnjohjes së qeverisë komuniste shqiptare prej qeverive të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe pas luftës.Argumentoni pasojat e politikës së integrimit të Shqipërisë në Bllokun Lindor.Analizoni qëndrimin e shtetit shqiptar kundrejt reagimit të qeverive të Perëndimit pas denoncimit të Traktatit të Varshavës.Tregoni ecurinë e marrëdhënieve shqiptaro-kineze dhe shkaqet e prishjes së tyre. Shpjegoni nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurive1945-1948__________________________1949-1961__________________________1964-1978__________________________1979-1990__________________________Parullë komuniste kundërbllokadës imperialisto-revizioniste3176

