Page 179 - Demo
P. 179
Tematika VIGrmicëhistorikePolitika në plan të parëIzolimi nga Lindja dhe Perëndimi e zhyti vendin tonë në një krizë pa rrugëdalje. Udhëheqja e PP-së deklaroi se socializmi ndodhej në gjendje shtetrrethimi. Ajo i bëri thirrje popullit që të bënte sakrifica, për të mos rrezikuar arritjet socialiste dhe pavarësinë e vendit. Për këtë qëllim, nxiti një reformë të quajtur “politika në plan të parë”. Reforma ishte një tregues domethënës i politikës represive të shtetit në raport me shkeljen e mohimin e lirive të të drejtave të njeriut.Reforma absolutizonte rolin e politikës së partisë si faktor për përballimin e rrethimit të armikut. Me këtë logjikë u arrit në përfundimin se tashmë mbrojtjen ligjore të individit e materializonte politika e partisë. Prandaj, më 1966, u eliminua avokatia dhe ministria e Drejtësisë.Pasojat e kësaj reforme i ndjeu më tepër administrata shtetërore. Si interpretuese e drejtpërdrejtë e vijës së partisë, ajo mbahej përherë nën survejim politik. Për të qenë vazhdimisht vigjilente dhe e imunizuar nga ndikimet e huaja, për administratën u vendos puna prodhuese. Veç kontrollit nga organet e larta, ajo duhet t’i nënshtrohej edhe kontrollit punëtor. Moto e reformës u bë një pamflet fletërrufe:“Kur flet klasa, nuk flet burokratizmi.”Militarizimi i jetës civilePjesë e rëndësishme e politikës represive të shtetit ishte dhe militarizimi i jetës civile dhe i ekonomisë. Fryma militariste konsiderohet pjesë e pandarë e regjimeve diktatoriale. Në Shqipëri, ky fenomen u shfaq në vitet ‘50, kur qëndresa antikomuniste u përpoq të merrte karakter të përgjithshëm. Këtë përpjekje, shteti e goditi me dorë të fortë, por dhe e propagandoi si rrezik destabiliteti për vendin.Në vitet ‘60-‘70 u rritën shpenzimet për ushtrinë dhe ekonominë ushtarake. Shteti komunist ndërtoi një rrjet të paparë pozicionesh luftimi dhe një sistem gjigant fortifikimi (bunkerizimi). Hov të madh mori industria ushtarake që rriti fuqinë luftarake të shtetit. Në mars 1966, ushtrisë iu hoqën gradat, komandantët u dubluan me komisarë partie dhe u quajt ushtri e popullit ushtar. Si kudo edhe në ushtri, reforma u zhvillua në frymën e luftës së klasave. Viktimë e tezave të artit ushtarak popullor u bënë drejtues të lartë si: Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume, të cilët morën dënime kapitale si puçistë. Tipare të represionit komunist Tema 6“Në vitin 1976, Kushtetuta (Neni 55) ndalonte rreptësisht veprimtaritë dhe propagandën fetare. PP-ja nuk ishte në gjendje ta zhdukte me ligj besimin fetar, por ia doli të ndalonte çdo manifestim të jashtëm fetar. Ajo ndaloi mbajtjen apo përhapjen e Biblës, të Kuranit, të letërsisë fetare, të pikturave fetare, ikonave, kryqeve, lutjeve, kremtimeve të festave fetare, mbajtjes së kreshmës apo agjërimit. Shumë pak njerëz në botën e Lirë mund t’i imagjinojnë burgosjet brutale, torturat e madje vrasjet e njerëzve në vendet e izoluara, thjesht për shkak të ushtrimit të të drejtave të tyre njerëzore të njohura botërisht.” “Shqiptarët”, Edvin ZhakKëndi i fletërrufeveEdukimi ushtarak12177

