Page 18 - Demo
P. 18
Lindja dhe zhvillimi i shtetit ilirQë nga mesi i shekullit V p.e.s., lindja e qyteteve dhe zhvillimi ekonomikoshoqëror i Ilirisë çuan në krijimin e formacioneve të para shtetërore. Më kryesoret ishin Mbretëria Ilire, Shteti i Epirit dhe Mbretëria Dardane. Mbretëria Ilire shënoi një hap të rëndësishëm përpara në bashkimin e fiseve të ndryshme dhe të territoreve të tyre në një organizim të përbashkët shtetëror. Në këtë organizim të ri, fiset ruajtën njëfarë pavarësie dhe autoritetin e prijësit të tyre lokal, sidoqoftë problemet ushtarake dhe ato të politikës së jashtme u trajtuan nga mbretëria, si përfaqësuese e një force më të madhe të bashkuar. Shtrirja e territorit të ndikimit të mbretërive ilire ka qenë e ndryshme në kohë të ndryshme, në varësi të rrethanave ndërkombëtare dhe rezultatit të konflikteve të vazhdueshme me fqinjët. Në fillimet e veta, Mbretëria Ilire e kishte qendrën e saj politike në territorin juglindor të Ilirisë, rreth fisit të enkelejve dhe liqenit të Ohrit. Më pas, qendra politike e mbretërisë u bë fisi i taulantëve dhe më pas u zhvendos më në veri, në territorin e fisit të labeatëve dhe ardianëve.Tema 4 Shteti ilirGrmicëhistorike“...Epidamni është një qytet që gjendet nga ana e djathtë kur hyn në gjirin e Jonit. Pranë tij banojnë barbarët taulantë, fis ilir... Me kalimin e kohës, ky qytet u bë i fuqishëm dhe me banorë shumë. Por thonë se për shkak të grindjeve të brendshme që patën për një kohë të gjatë midis tyre, u shkatërruan në një luftë me barbarët fqinjë dhe e humbën fuqinë e madhe të tyre...” “Histori, Libri I”, TukididiShteti i Epirit u zhvillua në territoret jugore, nga gjiri i Artës deri në luginën e Vjosës dhe luajti gjithashtu një rol të dorës së parë në ngjarjet politike e ushtarake të antikitetit. Mbretëria Dardane, nga ana tjetër, shtrihej në territoret e brendshme ilire dhe ishte një formacion shtetëror më i vogël dhe me peshë relativisht më të kufizuar në botën antike. Në territorin e Ilirisë u zhvilluan edhe disa qytet-shtete, historia e të cilave është relativisht e pavarur nga ajo e formacioneve shtetërore ilire, si Dyrrahu (Durrësi) dhe Apolonia.Mbretëritë ilireMbretëria e parë ilire u formua që në fundin e shekullit V p.e.s. dhe u drejtua nga Dinastia e Bardhylit. Qendra politike e kësaj mbretërie ishte territori i fisit të enkelejve. Mbretëria e Parë Ilire përmendet shpesh në burimet e shkruara Pamje e qendrës monumentale të Apolonisë së Ilirisë116

