Page 180 - Demo
P. 180
Disiplina ushtarake preku edhe mënyrën e jetesës. Të gjithë qytetarët e moshës aktive u inkuadruan në formacione të rregullta ushtarake. Me sinjale alarmi provohej se sa kohë i duhej popullit të mobilizohej për luftë, në rast të një sulmi të mundshëm. Fryma militariste përfshiu edhe shkollën. Në programet mësimore u fut edukimi ushtarak dhe nxënësit e studentët kryenin zbore ushtarake dyjavore e mujore. Likuidimi i institucioneve fetareNjë tjetër tregues domethënës i represionit komunist në vitet ‘60 u bë lufta kundër fesë, e cila u konsiderua opium për popullin. Regjimi e rreshtoi fenë në frontin e armikut. Në fillim, goditja u drejtua kundër klerikëve të njohur si antikomunistë, me pretekstin se përdornin shërbesat fetare, për të përligjur sundimin politik të klasave të pasura. Po ashtu, nëpërmjet një kuadri ligjor ateist, shteti u përpoq të vinte nën kontroll komunitetet fetare. Veprimtarinë e tyre e konsideronte pengesë për indoktrinimin komunist të njerëzve, faktor frenues zhvillimi dhe rrezik paqëndrueshmërie. Në luftën kundër fesë, rol të madh luajti propaganda zyrtare. Sipas saj, feja i skllavëronte shpirtërisht njerëzit dhe i mbërthente pas normave kanunore. Një propagandë e tillë krijonte pështjellim te besimtarët dhe minimizonte rezistencën antifetare, sepse zhvillohej në mjedis të mbyllur, të prapambetur dhe pa medie alternative. Ndikimi i saj rritej, sa herë që disa klerikë shpërdoronin besimin dhe predikonin drejtësinë në politikë. Krahas propagandës ateiste, shteti nuk respektoi kalendarin fetar, ndërpreu subvencionet ekonomike për fenë, mbylli shkollat fetare etj. Në vitin 1967, feja doli nga mbrojtja ligjore e shtetit. Anarkinë ligjore e shfrytëzuan militantët partiakë për të shpërthyer mllefin antifetar. Turma të rinjsh, të nxitur nga partia nisën sulmin ndaj objekteve të shenjta. Ata shkatërruan simbolet fetare dhe shumë vlera të trashëgimisë kulturore. Këto sulme përfunduan me një bilanc tragjik: u shkatërruan rreth 2100 objekte kulti për mbrojtjen e të cilëve dhanë jetën mbi 200 klerikë.Lufta kundër ndikimit të kulturës perëndimorePër të ruajtur ndikimin e saj ideologjik te njerëzit, PP-ja shpalli pamundësinë e bashkëjetesës paqësore me ideologjitë e tjera. Personazh historikMehmet Shehu ishte ſIWTCPWOÅTF[GTGILKOKVbashkëpunëtori më i ngushtë i E. Hoxhës. Mbetet kryeministri më jetëgjatë (1954-1981) dhe më autoritar i Shqipërisë, që qeverisi me dorë të fortë. Ai dha kontribut për konsolidimin e karakterit diktatorial e represiv të shtetit. Me emrin e tij lidhen shumë reforma në fushën e ndërtimit e të organizimit të shtetit, të mbrojtjes, të rendit kushtetues. Njihet si autor i tezave të artit ushtarak popullor për eliminimin e gjeneralizmit në ushtri. Në kulmin e fuqisë, shfaqi ambicie për trashëgiminë e kreut të PP-së. Vdekja e tij, zyrtarisht një vetëvrasje, mbetet një nga misteret e shumta të luftës së brendshme për pushtet në PP.Të rinj pjesëmarrësnë festivalin e11-të të këngës në radiotelevizion3 Objekte kulti të shkatërruara dhe të tjetërsuara gjatë komunizmit4178

