Page 181 - Demo
P. 181
Tematika VIHistori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: politika në plan të parë zbor ushtarak bunkerizim shfaqje të huaja borgjeze propagandë ateiste kontroll punëtorHistori përmes arsyetimit Përshkruani rrugët dhe mjetet e përdorura për krijimin e “njeriut të ri”: Një nga shprehjet e përdorura nga propaganda e regjimit komunist ishte: “Feja – opium për popullin”. Interpretoni kuptimin e kësaj shprehjeje dhe shfaqni opinionin tuaj.Histori përmes analizës Renditni mjetet politike e ligjore për eliminimin e fesë në Shqipëri. Evidentoni shkaqet që çuan në militarizimin e jetës ekonomike e civile. Argumentoni masat për të penguar depërtimin e kulturës perëndimore në vend. Analizoni përmbajtjen e reformës “politika në plan të parë”. Kërkoni informacione për objektet fetare të shkatërruara të qytetit apo fshatit tuaj. Mblidhni kujtime nga prindërit apo më të rriturit për “shfaqjet e huaja” dhe për Festivalin e 11-të. Tregoni mënyrat dhe format për shkeljen e mohimin e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohurivenë shkollënë jetën e përditshme“Njeriu i ri”në qendrën e punësPrandaj, i kushtoi rëndësi edukimit komunist të popullsisë. Organet partiake hartuan një program për studimin e detyruar vetëm të literaturës marksiste, që përbënte një shkelje të hapur të së drejtës së njeriut për të menduar ndryshe. Qëllimi i PP-së ishte krijimi i njeriut të ri socialist, të brumosur me ideologji marksiste dhe i mbrojtur nga ideologjitë e huaja perëndimore. Megjithatë, në vitet ‘70 në Shqipëri u zgjerua rrjeti i radiostacioneve. Po ashtu lindën dhe transmetimet ditore televizive. Krijimi dhe shtrirja e rrjetit televiziv i dha mundësi rinisë e intelektualëve të njihnin liritë e botës demokratike. Si pasojë, u shfaqën prirje e kërkesa për çlirimin nga dogmat ideologjike, për më shumë liri e demokraci në mënyrën e jetesës, në krijimtarinë muzikore, si dhe në veprimtaritë letrare dhe artistike. PP-ja reagoi ashpër ndaj “shfaqjeve të huaja borgjeze”, siç i quajti ajo. Me akuzën e qëndrimeve liberale ndaj këtyre shfaqjeve, ajo dënoi një grup drejtuesish të rinisë, kulturës dhe arsimit. Madje për të penguar depërtimin e tyre u ngrit një rrjet me antena televizive bllokuese.Pyesni më të rriturit për kuptimin e termit “kanoçe” gjatë viteve të komunizmit.Ndihmë: Lidhet me televizionin.JO VETËM PËR TË QESHUR!179

