Page 182 - Demo
P. 182
Fotomontazh mbi përdorimin e dhunës gjatë regjimit komunistVeprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Dhuna dhe terrori janë dy prej karakteristikave më tipike të çdo regjimi diktatorial. Ato janë mjete të rëndësishme për të kontrolluar popullsinë dhe për të mbytur çdo orvatje disidence apo kundërshtimi ndaj regjimit. Edhe në Shqipëri, dhuna dhe terrori ishin të pranishme duke filluar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore. Dhuna u shtri në çdo fushë të jetës dhe preku thuajse të gjitha shtresat e popullsisë. Ajo u reflektua deri në udhëheqjen e lartë komuniste.Fotografia është një mjet i fuqishëm i pasqyrimit të realitetit. Për fat të keq, dëshmi të tilla të dhunës dhe terrorit gjatë regjimit komunist nuk ka shumë. Gjithsesi, fotografitë e diktaturës duhet të shërbejnë për të mos harruar. Një popull pa kujtesë është i destinuar të vuajë të njëjtat pasoja.Objektivat e të nxënitNxitja e kujtesës historike, sidomos te të rinjtë, nëpërmjet fotografive të ndryshme, duke shtruar për diskutim teorinë dhe praktikën e dhunës në diktaturë.ZhvillimiZhvillimi i orës së veprimtarisë synon që të shndërrojë klasën në një mjedis diskutimi dhe debati lidhur me dhunën, format e saj, viktimat dhe xhelatët gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Fotot e përfshira në këtë veprimtari kanë rol ndihmës dhe nxitës për diskutimin. Natyrisht që nxënësit janë të lirë dhe të ftuar që të paraqesin sa më shumë dëshmi lidhur më dhunën dhe terrorin në diktaturë.Burgjet dhe kampet e burgimit dhe internimitJanë një përbërës thelbësor i sistemit të dhunës. Më poshtë jepet një fotografi e kampit të punës së detyruar në Spaç si dhe një foto e burgut të Burrelit. Cila është gjëja e parë që ju vjen ndër mend nga këto pamje?UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaTryezë e rrumbullakët.a) Burgu i Spaçitb) Burgu i Burrelit1a b180

