Page 183 - Demo
P. 183
Tematika VIGjyqet e diktaturësNjë nga juristët më të rëndësishëm të diktaturës, për shumë kohë kryetar i Gjykatës së Lartë, porosiste gjykatësit dhe prokurorët: “Kodin penal në sirtar dhe veprat e shokut Enver Hoxha mbi tavolinë”. A mendoni se, në këto kushte, këto gjyqe ishin vetëm një parodi e procesit të drejtë ligjor të gjykimit?Persekutimi i intelektualëveIntelektualët janë ndër shtresa më të rrezikshme për diktaturën, sepse janë më të prirë për të vënë në diskutim veprimet dhe idetë e saj. Intelektualët shqiptarë kanë qenë në shënjestrën e diktaturës që në fillimet e saj.A keni dijeni për fatin e ndonjë intelektuali të shquar që është persekutuar gjatë diktaturës?2 Pamje nga gjyqi i deputetëve i vitit 1945 dhe nga ai kundër grupit çam të Teme SejkosFoto të dr. Sabiha Kasimatit (majtas) dhe Musine Kokalarit (djathtas), e para e pushkatuar pa gjyq dhe e dyta e burgosur, e internuar dhe e persekutuar derisa vdiq.3181

