Page 186 - Demo
P. 186


                                    Kushtetuta e RPSSh-sëThellimi i reformave socialiste krijoi një realitet të ri në jetën e vendit. Likuidimi i plotë i pronës private, krijimi i ekonomisë shtetërore, eliminimi i institucioneve fetare, izolimi i vendit etj., ishin disa prej ndryshimeve të thella, të cilat PP-ja vendosi t’i pasqyronte në Kushtetutën e vitit 1976. Kushtetuta e shpalli PP-në si forcë të vetme drejtuese, marksizëm-leninizmin si ideologji sunduese, luftën e klasave si forcë lëvizëse dhe mbështetjen në forcat e veta si parim zhvillimi. Po ashtu, sanksionoi ndalimin e investimeve dhe marrjen e kredive nga jashtë, si dhe vendosjen e bazave të huaja në territorin e vendit. Me dispozitat e saj antidemokratike, kushtetuta ndikoi në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe krijoi kushte për destabilizimin e vendit.Kursi i zhvillimit autarkikNë fillim të viteve ‘80, gjendja e vendit u rëndua më tej. Pa marrë parasysh pasojat e krizës, udhëheqja e PP-së vazhdoi me kokëfortësi kursin e vetizolimit. Madje, shpalli me bujë si rrugë zhvillimi, mbështetjen tërësisht në forcat e veta. Kursi i zhvillimit autarkik u sintetizua në direktivat e pesëvjeçarit VII (1981-1985), ku u ndoqën të njëjtat kritere për përparësitë e investimeve. Pa përfillur mundësitë reale, plani u fry me objektiva të ngjeshura dhe krijoi kushte që kriza të shtrihej deri në kupolën e lartë të shtetit. Tema 7 Kriza e regjimit komunistGrmicëhistorikeEnver Hoxha ndenji në pushtet 42 vjet, më shumë se çdo udhëheqës tjetër i botës komuniste. Vdekja e tij (11 prill 1985) shënoi fundin e një epoke. Shqiptarët e përcollën ngjarjen me emocion dhe me ankthin e së nesërmes. Propaganda zyrtare përshkallëzoi kultin e Enverit, duke i dhënë përmasa gati hyjnore. Enveri u bë personifikimi i Shqipërisë socialiste dhe u shpall burri më i madh i kombit. Disa institucione, përfshi edhe Universitetin e Tiranës, morën emrin e tij. Në Tiranë u ngrit një përmendore tri herë më e lartë se ajo e Heroit Kombëtar dhe një Muze Piramidë në nderim të veprës së tij.Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Adil Çarçani në një ceremoni nderimi ushtarak1184
                                
   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190