Page 187 - Demo
P. 187
Tematika VIMë 17 dhjetor 1981, Kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu u gjet i vrarë në shtëpinë e vet. Këtë ngjarje, PP-ja e klasifikoi si “vetëvrasje” dhe e dënoi si akt armiqësor. Shehu u shpall armik i popullit dhe agjent i shërbimeve të huaja. Pak kohë më vonë u goditën edhe funksionarë të tjerë të lartë të konsideruar si pjesëtarë të grupit të tij, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Fiqirete Shehu (Sanxhaktari) etj. Në këtë proces spastrimesh armiqësore doli në pah figura e Ramiz Alisë, i cili u caktua në postin e Kryetarit të Presidiumit (President). Në krye të qeverisë erdhi Adil Çarçani, që mbeti një figurë kukull, sepse në programin e qeverisjes bëri ndryshime formale, që nuk preknin kontrollin e rreptë të shtetit. Për rrjedhojë, mosrealizimet në ekonomi, sidomos në bujqësi, u thelluan. Në këto kushte krize, për popullsinë qytetare, qeveria vendosi furnizimin me racion për artikujt e dorës së parë. Vazhdimësia në rrugën e EnveritNë kulmin e krizës së regjimit, më 11 prill 1985, vdiq Enver Hoxha. Emri dhe kulti i Enverit u bë simbol për institucionet dhe u përjetësua në shumë vepra arti. Ndërsa pasuesi i tij, Ramiz Alia, u betua për besnikëri ndaj veprës së tij.Personazh historikRamiz Alia zuri postin e E. Hoxhës (Sekretar i Parë i Partisë). Që pas vdekjes së M. Shehut u bë bashkëpunëtori më i ngushtë i Hoxhës. Për tri dekada drejtoi sektorin ideologjik të PP-së. Në nëntor 1982, R. Alia u zgjodh Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Gjatë sëmundjes së Hoxhës, ai ushtroi disa prej funksioneve të tij. Në qeverisje shfaqi qëndrime të moderuara, por tepër të kujdesshme, pasi e pengonte e kaluara e tij staliniste. R. Alia u përpoq të paraqiste RTQſNKPGPLÅMQOWPKUVKVÅri që pranonte reformimin demokratik të vendit, por pa prekur thelbin e sistemit socialist.Kadri Hazbiu në gjyq Feçor Shehu në gjyqFunerali i Enver Hoxhës2 344185

