Page 188 - Demo
P. 188


                                    Kursi i vazhdimësisë enveriste gjeti shprehje në objektivat e pesëvjeçarit të radhës (1986-1990). R. Alia nuk shfaqi kurrfarë vullneti për të bërë ndryshime. Përkundrazi, sipas tij, kriza nuk buronte nga sistemi, por nga shkaqe të jashtme, thatësira, sabotimet dhe kriza botërore. Me këtë qëndrim, R. Alia krijoi përshtypjen se mund të dilej lehtë nga gjendja. Ai pranoi se regjimi ishte nxituar në goditjen e pronës së vogël private. Në këtë kontekst urdhëroi të merreshin masa për rigjallërimin e saj. Këto masa nuk e zgjidhën krizën, sepse nuk preknin thelbin e rendit kooperativist, që ishte prona shoqërore.Orvatje për të bërë korrigjime pati dhe në politikën e jashtme. Në vitin 1987, Tiranën e vizitoi ministri i jashtëm gjerman Gensher. Ai dha sinjale të qarta për hapjen e vendit drejt Perëndimit, por Shqipëria e humbi shansin për të qenë në krye të lëvizjes demokratike që po shfaqej në Lindje. Vizita ndikoi në normalizimin dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore. Përmirësime njohën edhe marrëdhëniet me Greqinë, që erdhën nga premtimi për abrogimin e ligjit për gjendjen e luftës dhe nga lulëzimi i tregtisë ndërkufitare. Vizita e ministrit gjerman luajti rol për krijimin e një klime të re në bashkëpunimin rajonal. Tirana mori pjesë në një Konferencë për sigurimin rajonal të mbajtur ne Beograd (1987). Ndërsa një vit më vonë u bë vetë nismëtare për mirëkuptimin ballkanik.Orvatje për të zbutur krizënGjatë vitit 1988, kriza e regjimit i reflektoi më hapur pasojat. Papunësia, varfëria dhe pakënaqësia ndaj tij arritën kulmin. Tregu socialist u boshatis dhe u përfshi nga shthurja. Udhëheqja komuniste e shfaqi hapur paaftësinë dhe mungesën e vullnetit për zgjidhjen e krizës. Gjithsesi, nën presionin e kërkesave nga populli, publikoi një paketë masash, që në fakt nuk prekën thelbin e regjimit. Qeveria shfuqizoi disa ligje që nxisnin luftën e klasave, si ai për dëbim-internimet, agjitacion-propagandën, dënimin me vdekje për arratisje, si dhe kreu rehabilitimin e të dënuarve të ndërgjegjes. Po ashtu rivendosi të drejtën e lirisë së besimit, të avokatisë, të pluralizmit të mendimit etj. Pamje nga parada e 1 Majit, 1988FjalorAbrogim – rrëzim ose shfuqizim i një ligji.Zhvillim autarkik– që nuk lejon apo parashikon marrëdhëniet me jashtë.Kult i individit – adhurim e nderim i tepruar ndaj udhëheqësit, vullneti dhe veprimet e të cilit nuk diskutohen.Në radhë për të blerë ushqime me tallon56186
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192