Page 189 - Demo
P. 189
Tematika VIPaketa e masave për ekonominë, që u quajt “mekanizëm i ri”, zëvendësonte metodën e drejtimit. Ajo njohu të drejtën e ndërmarrjeve për vetëfinancim dhe bashkëpunim me jashtë, lejoi sektorin privat në artizanat dhe në tregti etj. Për këtë qëllim u shfuqizuan nenet kushtetuese që ndalonin marrjen e kredive dhe investimet e kapitalit të huaj.Paketa përmbante disa masa liberale edhe në politikën e jashtme. Për herë të parë, qeveria u shpreh për marrëdhënie diplomatike me ShBA-në, BS-në dhe Tregun e Përbashkët Evropian (BE). Ajo shprehu gatishmëri për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Anglinë për arin monetar dhe për aderimin në Konferencën e Helsinkit (OSBE).Histori përmes termave dhe emrave Shpjegoni me një fjali kuptimin e termave të mëposhtëm: kursi i vazhdimësisë enveriste mekanizëm i ri ekonomik agjitacion-propagandë pronë shoqërore plani i shtetit mbështetje në forcat e veta Histori përmes arsyetimit Evidentoni disa tregues të krizës dhe të pakënaqësisë popullore ndaj regjimit komunist. Pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, ekonomia shqiptare u zhvillua në përputhje me parimin e “mbështetjes në forcat e veta”. A mendoni se një vend i vogël si Shqipëria i kishte mundësitë për të ndjekur një rrugë të tillë zhvillimi?Histori përmes analizës Renditni ndryshimet kryesore që sanksionoi Kushtetuta e RPSSh-së. Evidentoni disa nga hapat e ndërmarrë për zbutjen e izolimit ndërkombëtar të Shqipërisë. Analizoni përmbajtjen e programit të vazhdimësisë enveriste. Argumentoni arsyet e dështimit të reformave të R. Alisë. Kërkoni informacione mbi sistemin e tallonave dhe shkatërrimin gradual të tregut socialist. Pse vizita e Gensherit në Tiranë konsiderohet “Shansi i humbur për Shqipërinë”?Mendoni në mënyrë kritikeKontrolli i njohuriveKRIZAEkonomiaShoqëria Politika e jashtmeTë drejtat e njeriut7 Pamje e improvizuar e një dyqani ushqimor187

