Page 19 - Demo
P. 19
Tematika Itë autorëve antikë për konfliktet e vazhdueshme territoriale me Maqedoninë. Bardhyli është ndoshta jo i pari, por mbreti që e konsolidoi rolin politik dhe autoritetin ushtarak të mbretërisë. Ai vinte nga një familje e varfër, por shpejt tregoi aftësi të spikatura politike dhe ushtarake. Nën drejtimin e tij, mbretëria ilire jo vetëm zgjeroi territorin e ndikimit të vet në shumë fise ilire, por u shndërrua në një faktor të rëndësishëm të botës antike. Mbretëria ilire u përball me shumë dinjitet me një nga fuqitë e mëdha të kohës, Mbretërinë Maqedonase, duke i shkaktuar asaj edhe humbje territoriale. Bardhyli sundoi deri në mesin e shekullit IV p.e.s. (350 p.e.s.) dhe pasardhësit e tij nuk qenë në gjendje të ruanin të njëjtën peshë ndërkombëtare të mbretërisë, sikurse në kohën e tij. Sidomos pas ardhjes në pushtet të Aleksandrit të Madh, Maqedonia u forcua shumë dhe i shkaktoi disa humbje territoriale Mbretërisë Ilire.Rimëkëmbja e saj u bë në çerekun e fundit të shekullit IV p.e.s., me themelimin e një dinastie të re ilire, atë të Glaukisë (335 – mesi i shek. III p.e.s.). Glaukia ishte mbret i fisit ilir të taulantëve dhe ardhja e tij në krye të Mbretërisë Ilire e zhvendosi qendrën politike ilire te taulantët. Glaukia rimëkëmbi jo vetëm ekonominë, por edhe forcën ushtarake dhe ndikimin diplomatik të Mbretërisë Ilire. Ajo u shndërrua sërish në një rivale të fortë të Maqedonisë, shtriu zotërimin e vet edhe mbi Durrësin e Apoloninë për një periudhë në fund të shekullit IV p.e.s., si dhe ndërhyri fort në punët e brendshme të shtetit të Epirit, duke vënë në fron Pirron me forcë ushtarake në vitin 307 p.e.s.Në mesin e shekullit III p.e.s., merr fund sundimi i dinastisë së Glaukisë dhe qendra politike e Mbretërisë Ilire zhvendoset edhe një herë tjetër. Këtë radhë qendra shkon më në veri, në territorin e fisit të forcuar të Ardianëve dhe Labeatëve. Shkodra bëhet kryeqendra e mbretërisë dhe qëndron si e tillë deri në rënien përfundimtare dhe pushtimin e Ilirisë nga Roma në 168 p.e.s. Pas një mbretërimi të shkurtër të Pleuratit, në vitin 250 p.e.s., vjen në fuqi Agroni, i biri i tij. Agroni ishte një nga mbretërit pushtetplotë dhe të suksesshëm të Mbretërisë Ilire, i cili e forcoi shtetin nga pikëpamja ekonomike, politike dhe ushtarake. Veçanërisht forcimi i ushtrisë dhe i flotës ilire si asnjëherë më parë, e bënë mbretërinë një faktor të rëndësishëm ndërkombëtar. Fitoret madhështore të ushtrisë ilire në jug të Epirit vërtetuan peshën domethënëse të ilirëve në ekuilibrat ndërkombëtarë.Pas vdekjes së Agronit, në krye të mbretërisë vjen një grua: Teuta, e shoqja e Agronit. Ajo vazhdoi politikën ambicioze të të shoqit dhe, me ndërhyrjen në Epir, kontribuoi në rritjen ushtarake dhe politike të shtetit ilir. Ky fuqizim i Mbretërisë Ilire dhe kontrolli i Adriatikut nga flota e saj, tërhoqën vëmendjen e Senatit romak dhe u bënë shkak i konflikteve të mëdha iliro-romake.Kolonitë helene në bregdetin ilirQytet-shtetet kryesore greke qysh nga shekulli VIII p.e.s., ndërmorën një proces aktiv kolonizimi duke shënuar themelimin e shumë qendrave të reja koloniale nëpër gjithë Mesdheun. Ky proces përfshiu edhe bregdetin e Ilirisë, në fundin e shekullit VII p.e.s. Fillimisht korintasit themeluan koloninë e Korkyrës (Korfuzi)(në fundin e shek. VIII p.e.s.). Rreth 627 p.e.s., korintasit bashkë me korkyrasit themeluan Dyrrahun (Durrësi) dhe pak më vonë edhe Apoloninë. Nga mesi i shekullit VI p.e.s. u themelua edhe Oriku (Orikumi). Këto koloni u themeluan në territore të banuara më parë nga ilirët, duke vendosur paraprakisht marrëdhënie intensive ekonomike e tregtare me ta. Disa koloni të tjera greke u themeluan në bregdetin verior të Ilirisë në shekullin IV p.e.s. Isa (Vis, Kroaci), Fari (Hvar, Kroaci) dhe Korkyra e Zezë (Korcula, Kroaci).Personazh historikBardhyli është një nga figurat historike më të rëndësishme të shtetit ilir. Të dhënat historike për të janë tepër fragmentare, por dimë se lindi në mesin e shekullit V p.e.s., dhe vdiq në moshën 90-vjeçare. Ai nuk e trashëgoi, por e fitoi vetë pushtetin. Thuhet se vinte nga shtresa shoqërore të ulëta, por ishte luftëtar i zoti, ndante çdo gjë me ushtarët e vet, ishte strateg i shquar, diplomat i zoti dhe udhëheqës i drejtë.Monedhë bronzi e qytetit të ShkodrësMbretëresha Teuta(prezantim artistik)2317

