Page 190 - Demo
P. 190
Jeta e përditshme Veprimtariprak ti k eSituata e të nxënit Pas viteve ’90, jeta e përditshme në Shqipëri ka ndryshuar diametralisht krahasuar me atë të periudhës komuniste. Me vendosjen e pluralizmit politik, shkolla, koha e lirë, por edhe gjërat e rutinës së përditshme kanë marrë tashmë një karakter dhe tipare të tjera si pasojë e ndryshimit të kushteve politike, ekonomike dhe shoqërore. Të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë që të kuptojnë aspektet e ndryshme të jetës në diktaturë. Megjithatë, njohja e realitetit të përditshëm dhe e dallimeve nga diktatura në demokraci merr rëndësi të veçantë, pasi ky realitet përfaqëson një pasqyrë të sistemeve me të gjitha anët e tyre negative dhe pozitive. Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• evidenton mënyrën e jetesës në familjen dhe shoqërinë shqiptare, duke u përqendruar te rinia;• vë në dukje mënyrën sesi kalohej koha e lirë dhe kufizimet që sistemi kishte vendosur në këtë drejtim;• tregon përpjekjet që bëheshin për sigurimin e elementeve bazë të jetës dhe përpjekjet e mëdha të prindërve apo gjyshërve për to;• shpjegon rolin e shoqërisë dhe të pushtetit komunist në jetën e individit lidhur me qëndrimin dhe normat e moralit dhe të sjelljes;• analizon përpjekjet për indoktrinimin e rinisë me ideologjinë komuniste;• krahason jetën e përditshme para dhe pas vitit ’90, duke evidentuar aspekte të ndryshme në kahun pozitiv dhe negativ.UdhëzimKoha1 orë mësimore.MetodaRrjeti i diskutimit.Vështrim krahasues.Vitrina e një dyqani ushqimor Radha në dyqanin e vajgurit Dyndje në një linjë autobusi interurbanTabela e fletërrufeve“Hosteni”, një nga revistat satirike të kohës1 2 345188

