Page 191 - Demo
P. 191


                                    Tematika VIZhvillimiHapi I Paraprakisht, nxënësit mbledhin informacion dhe intervistojnë të afërm apo familjarë për përvojat e tyre jetësore. Në vazhdim, me qëllim të nxitjes së diskutimit, sugjerohen disa pika si më poshtë:• Si ndërtoheshin marrëdhëniet prindër-fëmijë apo marrëdhëniet mes brezave? Cilat ishin modelet e sjelljes në familje?• Cilat ishin veprimtaritë që kryheshin në kohën e lirë? Çfarë mundësish ofroheshin për të rinjtë në kohën e lirë?• A ndërhynte shtetin në kohën e lirë të individëve?• Cilat ishin vështirësitë e përditshme me të cilat përballeshin familjet? A kanë ardhur ato duke u shtuar me kalimin e kohës?• Si reagonte shoqëria në lidhje me veprimet e individit? Jepni informacione lidhur me normat shoqërore gjatë jetës në sistemin komunist.• Si funksiononte sistemi i indoktrinimit, sidomos i rinisë shqiptare?• Kush mendoni se kishte përparësi, individi apo shoqëria?• A keni ndonjë ngjarje konkrete që lidhet me këtë tematikë?• Cilat mendoni se janë disa prej ndryshimeve kryesore në jetën e përditshme në kalimin nga diktatura në demokraci?Hapi IIMësuesi nxit nxënësit që të vënë në përdorim aftësitë e tyre krahasuese, duke marrë në analizë aspekte të caktuara të jetës (të diskutuara më sipër ose të tjera) mes periudhës së diktaturës dhe ditëve të sotme. Krahasimi synon që të nxisë aftësinë për mendim kritik te nxënësit, duke nxjerrë në pah ndryshimet si në kahun pozitiv, ashtu edhe në atë negativ.Në fund, mësuesi nxjerr përfundimet e diskutimit dhe vlerëson nxënësit lidhur me argumentet e paraqitura dhe pjesëmarrjen në diskutim.6 Sheshi “Skënderbej”, Tiranë Një i ri duke u freskuar me arançatë 7189
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195