Page 192 - Demo
P. 192
Aneksimi i Kosovës nga SerbiaPas Luftës së dytë Botërore, çështja kombëtare shqiptare mbeti e pazgjidhur dhe e drejta për vetëvendosje nuk u respektua. Ndryshe nga popujt e tjerë të Jugosllavisë, shqiptarët u copëzuan në tri republika: Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Në shkurt 1945, organet jugosllave njohën aneksimin serb të Kosovës. Si bazë juridike e tij shërbyen vendimet e manipuluara të Kuvendit të Prizrenit (korrik 1945), ku u vendos krijimi i Rajonit Autonom të Kosovës e Metohisë, si pjesë e Republikës Socialiste të Serbisë. Ky status i trajtonte shqiptarët si pakicë kombëtare. Organet përfaqësuese të Kosovës, kishin vartësi dyfishe, nga Serbia dhe nga Federata Jugosllave. Sipas statutit, shqiptarët nuk gëzonin barazi dhe liri në përdorimin e simboleve e gjuhës kombëtare dhe ishin të detyruar të flisnin gjuhën zyrtare serbokroate.Tema 9 Kosova dhe shqiptarët në Republikën e Jugosllavisë (1945-1989)GrmicëhistorikeStatusi politiko-juridik i vitit 1945 për aneksimin serb të Kosovës thelloi diskriminimin etnik të shqiptarëve dhe vështirësoi zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ai i hapi rrugë zbatimit të planit për homogjenizimin serb të Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Në mbrojtje të të drejtave të tyre, kosovarët reaguan me forcimin dhe përsosjen e qëndresës antiserbe. Demonstratat e vitit 1968 dhe 1981 u motivuan edhe me kërkesa për realizimin e së drejtës për vetëvendosje. Madje, këto demonstrata shënuan fillimin e shembjes së sistemit të deformuar jugosllav dhe shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë federale.Karikaturë: Si e \federata jugosllaveKartolinë e vjetër, Prishtinë 196112190

