Page 193 - Demo
P. 193


                                    Tematika VIDiskriminimi etnik në KosovëPas aneksimit nga Serbia, Kosova fillimisht u vendos nën kontrollin e Administratës Ushtarake. Më pas, funksionet e kësaj administrate i mori Sigurimi i shtetit jugosllav (UDB). Vendosjen e kontrollit ushtarak, këto njësi e shoqëruan me terror. Për shembull, në Tivar u masakruan brenda një dite 1670 shqiptarë. Pas vitit 1950, dhuna ushtarake u gërshetua me politikën e largimit me forcë të popullsisë së Kosovës. Deri në vitin 1966, sipas Marrëveshjes Turko-Jugosllave (viti 1938), nga Kosova u shpërngulën rreth 400 mijë shqiptarë të deklaruar si turq.Edhe pse zotëronte burime ekonomike të shumta, Kosova mbeti rajoni më i prapambetur në Jugosllavi. Serbia dhe republikat jugosllave e përdornin atë si burim për lëndë të para dhe treg për shitjen e mallrave të gatshme. Për rrjedhojë, të ardhurat kombëtare për frymë në Kosovë, më 1979, ishin sa ¼ e mesatares jugosllave. Kurse për numrin e papunësisë, Kosova zinte vendin e parë: 2,5 herë më e madhe se mesatarja jugosllave. Në këto kushte, mjet jetese për popullsinë kosovare u bë emigracioni. Në vitet ‘70, numri i emigrantëve kosovarë shkonte në 650 mijë vetë.Qëndresa shqiptare antiserbePolitika serbe e spastrimit etnik ndeshi në qëndresën e vendosur të popullsisë kosovare. Për drejtimin e saj u krijuan organizata të fshehta si ajo NacionalDemokratike e Besa Kombëtare. Programi i tyre vuri si detyrë çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Në tetor-nëntor 1968, qytetarë e studentë të Prishtinës organizuan demonstrata masive me karakter politik. Parullat e tyre ishin: Kushtetutë, Vetëvendosje, Republikë, Universitet. Policia serbe i shpërndau me forcë protestuesit, por këto demonstrata shkaktuan panik tek udhëheqja jugosllave, sepse ishte hera e parë që ndeshej me manifestime masive politike. Presioni dhe qëndresa hapën rrugën për diskutimin e statusit politik të Kosovës. Si rrjedhojë, në shkurt 1974 u miratua Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Kushtetuta forconte autonominë e qeverisjes krahinore në të gjitha fushat. Ajo garantonte barazi në të drejtat kombëtare, për gjuhën, kulturën, flamurin dhe simbole të tjera.Fakte historikeNën sistemin politik të Jugosllavisë, pas viteve 1970, Kosova ka patur të gjitha institucionet dhe atributet e një njësie të barabartë federale me republikat e tjera jugosllave. Ato përfshinin të gjitha të drejtat dhe kompetencat e pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, tërësinë VGTTKVQTKCNGFJGMWſLVÅGsaj. Përkundër këtij statusi juridik, shumica shqiptare përbëhej nga qytetarët më të diskriminuar në Jugosllavi. Rasti i Kosovës si çështje e pazgjidhur e një populli të shtypur ishte katalizatore e krizës jugosllave. %NVER(OXHAJh.GRITJAENJ¿SHTETIv3 Studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë demonstratave të vitit 1981 Organe të shtypit kosovar të kohës 4191
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197