Page 194 - Demo
P. 194
Lëvizja për RepublikëNë vitet ‘70, u krijua një situatë pozitive për intensifikimin e lëvizjes politike në Kosovë. Gjatë debatit për pozitën kushtetuese, intelektualët argumentuan se Kosova plotësonte standardet për statusin e Republikës. Sipas tyre, kjo kërkesë shërbente edhe si masë për forcimin e federalizmit jugosllav. Por autoritet federale e konsideruan reaksionare këtë kërkesë. Në këto kushte, në mars-prill 1981, Kosova u përfshi nga një valë e gjerë demonstratash me pjesëmarrje të gjerë popullore. Të drejtuara nga studentët e nxënësit, ato u mbështetën nga punëtorët, fshatarët etj. Demonstruesit hodhën parulla me domethënie ekonomike, etnike dhe sociale, megjithatë në themel të tyre qëndronte kërkesa Kosova-Republikë. Për zgjidhjen e këtyre kërkesave, ata kërkuan bisedime me palën jugosllave. Pushteti jugosllav i cilësoi demonstratat armiqësore e reaksionare, prandaj i shtypi me dhunë duke përdorur njësitë ushtarake, të pajisura me avionë e tanke, si dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Demonstratat provuan se bashkëjetesa shqiptaro-serbe ishte e pamundur.FjalorDiskriminim etnik – MWſ\\KOQUGOQJKOKlirive dhe i simboleve kombëtare të një grupi të caktuar etnik, kundrejt një grupi tjetër. Status – pozitë ligjore e një njësie administrative, në raport me simotrën e vet.Masakër – vrasje masive e njerëzve. Genocid – shfarosje e plotë ose e pjesshme e një popullsie për motive etnike, racore etj. Gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë, 19815 Protesta të vitit 1981 në Kosovë6192

